VIDEO/ Me mision për në Baku, Partizani zbarkon në Azerbajxhan

16 Korrik 2019

Partizani fluturoi drejtë Baku me një mision të qartë, të siguroj kualifikimin për në raundin tjetër në Champions League. Barazimi 0-0 në sfidën e parë dhe mbi të gjitha atë që dhuroi ekipi i kuq në pjesën e dytë, ka bërë që të gjithë të besojnë. Trajneri Franko Lerda kishte më shumë kohë për të punuar me afrimet e fundit por me sa duket 90-minutëshi i parë kundër Karabak i ka lënë një shije të mirë.

As në këtë transfertë, Lerda nuk ka ndërmend të ndryshoj, pritet që të hedh ekipin në fushë në të njëjtin rreshtim dhe më të njëjtët titullarë, të paktën kjo u la të kuptohet nga sentenca e fundit stërvitore. Pavarësisht se Partizanit i duhet të shënojë për tu kualifikuar, italiani nuk ka ndërmend të kalojë në aventurë, i duhet një mbrojtje “blind” për të përballuar ofensivën azere dhe për të shpresuar më pas për ti goditur në kundërsulm.

Franko Lerda2

Lerda nuk dëshiron ti lë asgjë rastësisë teksa dhe në seancën e fundit stërvitore përpara se të niseshin për Baku vendosi ekipin të praktikojë edhe goditjet e penalltive. Nëse “bunkeri” i tij funksionon gjithçka mund të vendoset nga 11 metra distancë.
(BalkanWeb)

www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan