VIDEO| Milan i papërmbajtshëm, goleadë dhe spektakël ndaj Fiorentina-s

Milani siguroi përfundimisht një vend në fazën e grupeve të Eruopa League pasi shkatërroi 5-1 Fiorentina-n në “San Siro”, në një ndeshje pothuajse perfekte. Edhe pse miqtë ishin të parët që kaluan në avantazh në mionutën e 20-të kur Giovanni Simeone realizoi bukur nga brenda zonës pas asistit të Federico Chiesa-s, kuqezinjtë arritën të barazonin rezultatin vetëm tre minuta më vonë.

Hakan Calhanoglu në një ndeshje fantastike, shënoi me goditje dënimi, duke realizuar një gol të shkëlqyer nga distanca që nuk u arrit dot nga portiere i vjollcëve. Tre minuta para fundit të jesës së parë, ishte sërish turku që u bë protagonist, kur pas “një numri shpejtësie” në krah të djathtë që trullosi mbrojtësin kundërshtar dha një top të shkëlqyer në zonë të cilin Cutrone e zhyti me kokë në portë. Sulmuesi italian pati edhe një rast të artë në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë por gjuajti jashtë.

Në pjesën e dytë nuk ndryshoi thuajse asgjë. Milani dominoi totalisht dhe pas vetëm katër minutash, gjeti sërish golin. Këtë herë ishte Nikola Kalinic që dëregoi topin në rrjetë nga fare pranë portës pasi portieri kishte grushtuar më parë gjuajtjen e Cutrone-s. Ky i fundit do të shënonte edhe golin e tretë personal në minutën e 59-të, kur Calhanoglu e pa të lirë në krah të djathtë dhe i dha një tjetër top të artë, të cilin ai e shfrytëzoi më së miri duke kaluar topin në rrjetë në krahun e portierit. Cutrone mund të kishte bërë edhe një poker, por goli i tij në të 67’ u anullua për pozicion jashtë loje.

Në të 76’ Jack Bonaventura tregoi gjithë klasin e tij, kur pas një “slalomi” mes mbrojtësve të Fiorentina-s dërgoi topin në rrjetë falë edhe një mungese përqendrimi të portierit kundërshtar. Në fund, një fitore e merituar plotësisht për kuqezinjtë që shmangin kështu nisjen e sezonit tmerrësisht herët duke u kualifikuar direkt për në fazën e grupeve të Europa League./EDS/

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan