VIDEO/ Mina habit katalanasit gjatë prezantimit, zbret në fushë këmbëzbathur

Yerry Mina është prezantuar pasditën e sotme para mijëra tifozëve në shtëpinë e tij të re “Camp Nou”.

Mbrojtësi kolumbian ka nënshkruar kontratë për 5 vite e gjysmë me gjigantët katalanas ndërsa u transferua për 10.5 milionë paund nga Palmerias. Lojtari është shprehur i lumtur që më në fund arriti të veshë fanellën e ëndrrave të tij.

Paraditën e sotme, Mina takoi shokët e skuadrës, Messi-n, Pique, Suarez dhe të tjerë në kampin stërvitor. E veçanta në prezantimin e tij ishte momenti kur ai zbriti në stadium këmbëzbathur. 

Mina para se të futej në fushën e blertë, hoqi këpucët, çorapët, bëri ritualin e tij dhe u fut këmbëzbathur. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, veprimi i tij befasoi tifozët por nuk është diçka e re për kolumbianët, të cilët e njohin. Një veprim të tillë ai e bën gjithmonë para se të shkelë në një fushë të re, që të ketë fat. /EDS/

 

? Yerry Mina ?
Gran recibimiento de los culés en el Camp Nou ???#BeBarça #ForçaBarça pic.twitter.com/2qU6KTs2Bn

— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) January 13, 2018

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan