VIDEO/ Minifutbolli amator ndez motorët për Nations Game

09 Korrik 2019

Nga një ide për të bërë bashkë, ish-futbollistë, sportdashës, dashamirës të futbollit, sot Shoqata Shqiptare e Minifutbollit Amator është shndërruar në një realitet të prekshëm, një shoqatë e cila funksionon në çdo aspekt, duke nisur nga kampionati kombëtar dhe deri tek përfaqësimi në çdo turne të organizuar nga Federata Europiane e Minifutbollit Amator.

Pas një eksperience shumë pozitive në Champions League dhe për herë të parë në një Kampionat Europian, Shqipëria përfaqësohet këtë verë në Nations Game, ku bën pjesë në një grup me Kroacinë, Bosnje-Hercegovinën dhe Moldavinë. Trajneri Eldi Topi, stafi drejtues dhe futbollistët e grumbulluar për këtë turne po punojnë për të qenë gati për Nations Game, ku sigurisht objektivi kryesor është të fitojnë ndonjë element të ri për europianin ardhshëm.

Për menaxherin e ekipit, Rigels Balliu e rëndësishme është që në këtë turne Shqipëria të përmirësohet në renditjen e përgjithshme. Të udhëhequr nga kapiteni Fatmir Hysenbelliu, Shqipëria do të luaj tre sfidat në datat 13 dhe 14 korrik, një turne i cili zhvillohet në Bosnje Hercegovine.

(BalkanWeb)

www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan