VIDEO/ Miqësore e turpshme, Everton fiton 22-0 mes polemikave

Ndërkohë që në Rusi po luhej finalja për vendin e tretë / të katërt të Kupës së Botës, midis Belgjikës dhe Anglisë, shumë ekipe ishin të angazhuara në ndeshjet miqësore në prag të sezonit të ardhshëm. Ndër këto edhe Evertoni që drejtohet nga Marco Silva, klub që sezonin e kaluar zhvilloi një performancë jo pozitive, ku patën një fillim negativ dhe një vazhdimësi në rritje për shkak edhe të ndryshimit të trajnerit.

Ekipi anglez në ndeshjen miqësore u përballën me ATV Irdning, një ekip modest që militon në kategorinë diletante austriake. Ndeshja testuese por që rezultoi të ishte një katastrofë e vërtetë. Kjo ndeshje përfundoi me rezultatin 22-0 në favor të Evertoni-t dhe disa gola ishin hallucinante, midis komedisë dhe farsës. Goli i 19-0 ishte i pabesueshëm, diçka që rrallë shihet në fushë. Por goli i ardhshëm, ai i 20-0, në të cilin portieri e braktis portën dhe nuk është i interesuar në atë që po ndodh.

Lind pyetja se çfarë dobishmërie kanë organizimi i miqësoreve të këtij lloji, por sigurisht që do të ketë një arsye e fortë. Është e vërtetë që bëhet fjalë për futboll korriku, pa asnjë lloj pretendimi, por këto skena të tilla janë të tepërta. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan