VIDEO/ Mjegulla i mori jetën Koby Bryant, bota qan humbjen e një legjende

27 Janar 2020

Në një kohë që bota qan humbjen e një prej legjendave të NBA dhe sportistëve më të mëdhenj të historisë, autoritetet amerikane po mundohen të hedhin dritë mbi aksidentin me helikopter që i mori jetën Koby Bryant, vajzës së tij 13 vjeçare Gianna dhe shtatë personave të tjerë.

Për raportin e saktë mund të kalojë edhe një vit, ndërsa sipas informacioneve të para zyrtare, dyshohet se mjegulla e dendur ishte shkaktarja e tragjedisë. Helikopetri po udhetonte me një shpejhtësi rreth 300 km/h, kur u përplas me një kodër 500 metra të lartë në zonën e Calabasas, rreth 48 km në very-perëndim nga qëndra e Los Angeles. Autoritetet po punojnë, ndërsa kanë hasur në shumë vështirësi për nxjerrjen e trupave, për shkak të terrenit ku u rrëzua mjeti fluturues. Ndërkojë, mijëra tifozë të Lakers janë mbledhur në mitikun “Staples Centre” në nder t ëish-basketbollistit 41-vjeçar.

Bota e sportit është bashkuar në dhimbje, ndërsa si homazh për atë që konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave në NBA, ndeshjet e mbrëmjes së fundit janë ndërprerë për disa çaste. Lotë dhe fjalë prekëse kanë dhuruar të gjithë basketbollistët, shokët dhe ish-trajnerët e Bryant.

Ndërkohë, mediat amerikane kanë publikuar videon e momentit kur ish-skuadra e tij, Los Angeles Lakers mori lajmin e hidhur. LeBron James dhe shokët e tij ndodheshin në aeroport pasi sapo kishin zbritur nga avioni pas transfertës së një dite më parë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com