VIDEO/ Napoli dhe Hysaj rihapin garën për kreun e Serie A

Napolit të Hysajt i mjafton një gol nga Raul Albiol që të ngushtojë diferencën me Juventusin për kreun e Serie A. Fitojnë në shtëpi kundër Genoa-s dhe rihapin garën për titullin kampion. Hysaj një nga më aktivët në fushë, teksa në fund iu gëzua tri pikëve.

Mes Napoli-t dhe Genoa-s pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Lojë e fortë e Genoa-s, e cila ishte e mbyllur në mbrojtje duke i zvogëluar mundësitë për të shënuar skuadrës së Elseid Hysajt. Rastet më të arta i ka krijuar me Callejon dhe Insigne, por pa gjetur rrjetën.

Mëgjithatë, në pjesën e dytë ekipi i Sarri-t e kërkoi me ngulm golin. Raste të njëpasnjëshme drejt kuadratit të skuadrës xhenoveze, ndërsa goli erdhi në mesin e kësaj pjese.

Pas një goditje nga këndi, Albiol kërceu me kokë dhe dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 72 ndryshuan shifrat në këtë përballje, ku Napoli duke përfituar edhe nga hapi fals i Juventusit kundër Spal-it, tashmë është 2 pikë larg kreut.

Në sfidën tjetër, asaj që u luajt në Olimpico të Romës, Lazio ngeci në barazim 1-1 me Bologna-n, duke kompromentuar edhe zonën Champions, pasi Inter qëndron një pikë mbi skuadrën e Simone Inzaghi-t. Verdi shënoi golin e parë në minutën e tretë. Festa për Bologna-n zgjati vetëm pak minuta, pasi në të 16-n Lucas Leiva çoi shifrat në 1-1.

Gjatë pjesës së dytë të takimit Lazio e kërkoi me ngulm golin e barazimit, por ekipi mik u mbyll në mbrojtje dhe ruajti rezultatin e krijuar duke iu gëzuar në fund pikës në transfertë. Skuadra e Thomas Strakoshës humbet vendin e katërt në tabelën e renditjes dhe kompromenton gjithçka për zonën Champions League. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan