VIDEO/ Napoli ”ngec” ndaj Chievo-s, Veseli fiton ”derbin e shqiptarëve”

Napoli ngec ndaj Chievos dhe i shtron rrugën Juventusit drejt titullit të 8-të kampion radhazi në Serinë A. Pavarësisht faktit se e dominoi takimin skuadra e Ancelottit nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 në San Paolo duke lënë dy pikë dhe duke u dhënë një asist bardhezinjëve që tashmë janë sërish 8 pikë para të kaltërve. Një rezultat zhgënjyes për ekipin e Elseid Hysaj, i cili ka luajtur 74 minuta para se të zëvendësohej nga Rui. Rastet për gol nuk i kanë munguar vendasve, me Mertens dhe Callejon që janë treguar të pasaktë para portës.

Atalanta e Etrit Berishës dhe Djimsistit është ndalur këtë javë në Seria A, pasi ka humbur me Empolin e Veselit me rezultatin 3-2. Skuadra e Veselit ka arritur të ndalë vrapin e Atalanta-s që, pas fitores mbresëlënëse 4-1 të marrë kundër Inter-it në javën e 12-të, me një nga golat që është shënuar nga Gjimshiti, ka kërkuar sot suksesin e pestë radhazi në Serinë A. Një sukses që i ka shpëtuar nga duart në minutat e fundit. Bergamaskët, në fakt, kanë kaluar në avantazh në minutën e 33-të me Freuler dhe kanë dyfishuar në të 40-ën me Hateboer pasi Caputo ka humbur një penallti për vendasit, që gjithsesi kanë ngushtuar shifrat në 2-1 tri minuta para fundit të pjesës së parë me La Gumina. Në të 77-ën ka ardhur edhe goli i barazimit falë një autogoli të Masiello-s. Në minutën e 85-të Atalanta ka mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Ilicic dhe Empoli ka arritur të përfitojë nga superioriteti numerik duke shënuar golin e fitores 3-2 me Silvestre në minutën e 92-të.

Në ndeshjet e tjere është mbyllur në barazim pa gola edhe Bologna-Fiorentina, ndërsa Parma ka mundur 2-1 Frosinone-n dhe është ngjitur në vendin e gjashtë të renditjes. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan