VIDEO/ Ndeshja e fundit me Flamengon, Vinicius qan si fëmijë

Vinicius Junior ka shpërthyer në lot pasi ka zhvilluar ndeshjen e fundit me Flamengon në kampionatin brazilian. 17-vjeçari do t’i bashkohet ekipit të tij të ri gjatë fazës përgatitore këtë verë. Real Madrid pagoi 38 milionë paund për nënshkrimin e sulmuesi brazilian. Në sfidën e fundit të luajtur me fanellën e Flamengos, të cilën e fituan 2-0 ndaj Paranas të shtunën, lojtari ka shpërthyer në lot. 17-vjeçari nuk i përmbajti dot emocionet e largimit nga skuadra e tij e zemrës, ku edhe u rrit si profesionist dhe i dha mundësinë për të kaluar në një klub të madh si “Los Blancos”.

“Flamengo është një klub që më ka ndihmuar gjithmonë, më mori nga Sao Goncalo dhe më dha një jetë më të mirë, u kujdes për mua. Vetëm dua t’i falënderoj të gjithë ata që më ndihmuan mua që nga momenti i parë që erdha këtu. Është një moment i vështirë. Jam aty ku kam ëndërruar. Po i them mirupafshim tifozëve më të mirë në botë, familjes sime, miqve dhe të gjithë të pranishmëve. Nuk është akoma e vendosur se kur do të iki, por në ditët në vijim do ta mësoj dhe do t’ju them. Flamengo, Real Madrid dhe përfaqësuesit e mi do të vendosin”- tha Vinicius pas përfundimit të ndeshjes për FourFourTwo.

Braziliani ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë tri asiste në 15 ndeshje të luajtura me Flamengon në 2018-ën. Sulmuesi i ri kishte shprehur dëshirën për të marrë një ftesë nga kombëtarja Braziliane për Botërorin “Rusi 2018”, por u anashkalua nga trajneri Tite. /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan