VIDEO/ Ndeshja e Yjeve në shenjën e Bryant, LeBron James luan dhe fiton me numrin 2 të Gianna

17 Shkurt 2020

Spektakël dhe mallëngjim në mbrëmjen e yjeve të NBA, që pak javë më parë humbi një prej legjendave si Kobe Bryant. Në shenjën e ish-basketbollistit të Los Angeles Lakers u zhvillua në Chicago sfida e “All Star Game” që u fitua nga skuadra e LeBron James me shifrat 157-155 në dëm të skuadrës së Janis Antentokoumpo.

James zbriti në parket me numrin 2, atë që mbante Gianna, vajza e Kobe Bryant, ndërsa trofeun si lojtari më i mirë i ndeshjes, që mbante emrin e tij, e mori Kawli Leonard, autor i 30 pikëve dhe me një mesatare të frikshme 8 nga 14 në gjuatjet për tre.

Pas një përballje të luftuar dhe spektakolare në tre periodat e para, triumfi i skuadrës LeBron u vendos falë një goditje të lirë të Anthony Davis, falë edhe formulës së re të pikëve për ndeshjen e yjeve. Fitorja i në “All Star Game” i jep James dhe ekipit të tij 400 mijë dollarë, që menjëherë janë doruzuar për bamirësi një shoqate për studentët në Chicago.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com