VIDEO/ Neymar sërish protagonist, PSG vazhdon me fitoret në Francë

Paris Saint-Germain vazhdon rekordin e fitoreve në Ligue 1, duke marrë kështu fitoren e tetë radhazi, pas ka mundur 3-0  Nice në transfertë. Kryeqytetasit kanë shënuar në çdo pjesë, ku Neymar shënoi golin e parë në minutën e 22-të, duke mposhtur portierin kundërshtar me një gol nga distanca. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Menjëherë sapo ka nisur pjesa e dytë, ka ardhur edhe dyfishimi i avantazhit për miqtë, që kanë gjetur rrjetën me anë të lojtarit të ri, Nkunku. Në minutën e 59-të vendasit mbetën me 10 lojtarë për shkak të kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Cyprien, pasi shkaktoi faull ndaj Neymar.

Neymar bëhet protagonist edhe në fund të ndeshjes, ku në minutën e 93-të shënoi edhe golin e tretë. PSG është lider i padiskutueshëm me 24 pikë, ndërsa St Etienne që është ndjekësja më e afërt, ndodhet në kuotën e 15 pikëve. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.