VIDEO | Një kampion përulet para legjendës Maldini

12 Gusht 2018

Është një nga mbrojtësit më të fortë në botë dhe ka një karrierë të mbushur me suksese e triumfe. Por pavarësisht kritikave të shumta që janë bërë në drejtim të tij sidomos pas finales së Champions dhe ndërhyrjes ndaj Mohamed Salah, ka edhe anën e tij pozitive.

Ai është vërtet një kampion, por kur sheh një legjendë di ta dallojë dhe të veprojë për ta reskeptuar. Kështu ndodhi edhe të shtunën në mbrëmje kur, pasi Real Madridi mundi Milanin në miqësoren e vlefshme për Trofeun “Bernabeu”, u përul duke bërë një shenjë respekti ndaj Paolo Maldinit, një prej drejtuesve të rinj të kuqezinjve, i cili i dorëzoi edhe kupën.

Ramos është një tifoz i madh i Maldinit dhe është ndjerë tepër i vlerësuar që ishte pikërisht kapiteni legjendar i Milanit që i dorëzoi trofeun. Madrilenët u treguan më të fortë në këtë sfidë, të organizuar për të kujtuar 60-vjetorin e finales së Kupës së Kampionëve të vitit 1958 mes dy skuadrave, të fituar nga madrilenët 3-2.

Në përfundim të ndeshjes, Maldini pranoi superioritetin e Realit, por shtoi se shpreson që kjo përvojë t’i vlejë gjatë gjithë sezonit. “Për momentin nuk mund të krahasohemi me Real Madrid, por luajtëm mirë. Higuain bëri një ndeshje shumë të mirë, jo vetëm sepse shënoi, por edhe për mënyrën se si e mbështeti skuadrën”, tha Maldini./EDS/

#Ramos e l’inchino; quando ricevi un trofeo dal tuo idolo. #RealMadridMilan #maldini #higuain #Bernabeu #realmadrid #milan #acmilan @g_lascala @SimoneCristao @PBPcalcio @AntoVitiello @mauro_suma @DemetrioAlbe @paskampo @acmilan pic.twitter.com/gKlYNntc8B

— Alex Salvemini (@AlexSalve83) August 11, 2018

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan