VIDEO/ Njihuni me lojtarin më të mire në botë, "Messin e Arabisë"

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
5 Dhjetor 2017 22:12
I ka habitur të gjithë

Ai ka gati një milionë ndjekës në Instagram, është në kopertinën e një lojë kompjuteri bashkë me Neymar dhe është provuar te Manchester City.

E quajnë “Messi arab” dhe flokët karakteristike janë kopjuar nga shumë tifozë në Lindjen e Mesme. Omar Abdulrahman është futbollisti më i mirë për të cilin nuk keni dëgjuar.

Mesfushori ofensiv 26-vjeçar luan në Emiratet Arabe të Bashkuara me Al Ain dhe me përfaqësuesen emirate.Këtë vit, FourFourTëo Asia e renditi përpara Son Heung-min të Tottenham dhe Shinji Okazaki në listën e lojtarëve më të mirë aziatikë.

Mund ta keni parë në Lojërat Olimpike të Londrës në 2012 ku Daniel Sturridge i tha se kishte mjaftueshëm talent për të luajtur në Evropë, Luis Suarez i kërkoi të shkëmbenin fanellat dhe Ryan Giggs kërkoi ta takonte pas ndeshjes Britaninë e Madhe për t’i dhënë bluzën e tij.Dhe kombinimi i aftësive të tij të shfaqura në Youtube dhe stili i flokëve ‘alla’ David Luiz e ka kthyer në një yll në Azi, brenda dhe jashtë fushe.

 

Në Emirate ai zë faqet e mëdha të reklamave të rrugës ku reklamon marka të famshme dhe ka një marrëveshje sponsorshipi me Nike.Abdulrahman ka qenë në kopertinën e versionit aziatik të Pro Evolution Soccer 2016, bashkë me Neymar.  Si pjesë e promovimit të lojës ai bën një shfaqe në Youtube duke treguar aftësitë e tij, ajo video është parë gati 5 milionë herë.

Ai gjithashtu u bë rival dhjetorin e kaluar kur, teksa luante si një i ftuar i Al Ahli-t ndaj Barcelona-s në një miqësore, në Katar, ai bëri një gol me stil Panenka.Vdisja të shihja Zidane, ai bënte futbollin të dukej aq i thjeshtë,” shprehet ai për FourFourTëo. “Kam dashur të kopjoj atë shija në fushën e lojës.”

 

Lindur më 1991 në Riyadit me prindër nga Jemeni, Abdulrahman u rritu duke luajtur futboll në rrugë bashkë me vëllezërit e tij Ahmed, Mohamed dhe Khalid.Ai gjithashtu u bë viral dhjetorin e kaluar kur, teksa luante si një i ftuar i Al Ahli-t ndaj Barcelona-s në një miqësore, në Katar, ai bëri një gol me stil Panenka.

“Vdisja të shihja Zidane, ai bënte futbollin të dukej aq i thjeshtë,” shprehet ai për FourFourTëo. “Kam dashur të kopjoj atë shija në fushën e lojës.”Lindur më 1991 në Riyadit me prindër nga Jemeni, Abdulrahman u rritu duke luajtur futboll në rrugë bashkë me vëllezërit e tij Ahmed, Mohamed dhe Khalid.

 

Titullarët e përzgjedhur | Nga Kukësi në Lushnjë, ka edhe surpriza

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Shkurt 2018 13:18
Publikohen formacionet zyrtare

Luhet në Lushnjë dhe në Kukës. Në “Zeqir Ymeri” vendasit kanë zbritur në fushë me atë formacion që pritej, sikurse dihet Pacult nuk ka të gatshëm Bakajn, Allën, Shametin dhe Zderic. Në vend të Bakajt është aktivizuar Shkodra, kurse Idrizi mbulon krahun e djathtë të mbrojtjes në mungesë të kroatit. Laçi ka bërë gjithashtu lëvizje në mbrojtje, me Lulajn që zë vendin e Gjonit në qendër të prapavijës, kurse Shtubina luan në të djathtë, pasi Fangaj është i pezulluar.

Lushnja i beson thuajse të njëjtëve çdo ndeshje, kjo edhe faktin që alternativat nuk janë të shumta për stafin teknik, pasi disa prej futbollistëve janë të dëmtuar. Të gjithë i kanë sytë nga dyshja Sefa-Canka, që kanë si detyrë të shënojnë. Ndreu te Kamza ka zhvendosur në të majtë Idrizajn në mungesë të Zguros, ndërkohë që risia është Cukovic, i cili zë vendin e Lelis. /EDS/

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 21

E shtunë, më 24 shkurt
14:00 Kukësi-Laçi

KUKËSI: Koliçi, Idrizi, Hoxha, Musolli, Rrumbullaku, Ethemi, Imami, Dzaria, Kale, Shkodra, Guri. Trajner: Peter Pacult
LAÇI: Selmani, Shtubina, Lulaj , Qaqi, Sefgjini, Nika, Bardhi, Jonuzi, Eskerda, Uzuni, Reginaldo. Trajner: Gentian Mezani
Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Ermal Barushi, Enea Pashaj, Melis Dervishi: Pas porte: Olsi Sokoli, Klajdi Kola

14:00 Lushnja-Kamza

LUSHNJA: Spaho, Magani, Prençi, Bufazi, Ruço, Pepa, Gava, Papa, Branica, Canka, Sefa. Trajner: Dritan Çuko
KAMZA: Gjonikaj, Frashëri, Kuqi, Cukovic, Idrizaj, Fukui, Arrabal, Imeri, Fili, Mehmeti, Plaku. Trajner: Ramadan Ndreu
Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Paulin Simoni,Kreshnik Cjapi

Video/ Ketri guximtar bëhet protagonist në olimpiadë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Shkurt 2018 12:50
Gjatë garimit pati një të paftuar special

Lojërat Dimërore në Pyeonchang u kanë dhuruar fansave shumë kujtime të bukura, por shumë pak prej tyre mund të konkurrojnë me hyrjen e paftuar të një ketrushi gjatë garimit të një sportisteje në disiplinën e snowboard-it në slalom. 

 

Austriakja Daniela Ulbing e shmangu përplasjen për pak centimetra ndërsa ketri u shfaq papritur para saj. Sportistja mbajti edhe ekuilibrin dhe arriti në fund të bënte një provë të mirë e të kualifikohej or në çerekfinale. Megjithatë, të shumtë ishin ata që lanë mënjanë paraqitjen e saj dhe folën vetëm për protagonistin paftuar, ketrin.  

Messi, ëndrra e pamundur e Boca Juniors

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Shkurt 2018 12:45
Ëndërron klubi argjentinas

Lionel Messi është betuar për dashuri të përjetshme ndaj Barcelonës. Ylli argjentinas sapo ka rinovuar kontratën me katalanasit deri në qershor të 2021, me një klauzolë prej 700  milionë euro.

Sulmuesit i takon që të mbyllë aventurën me Barçën në moshën 34-vjeçare. Më pas me shumë mundësi, ai do të vazhdojë vitet e fundit në karrierë në Newell, klubin e tij në Argjentinë. Megjithatë ekziston një tjetër skuadër argjentinase që pretendon ta afrojë Leon në të ardhmen. Në fakt, shumë ekipe do ëndërronin që argjentinasi të vishte fanellën e tyre pavarësisht se në çfarë moshe.

Trajneri i Boca Juniors, Guillermo Barros Schelotti, kur u pyet se cilin lojtar të një skuadre tjetër do të donte në ekip tha “Messi-n”, duke lënë të nënkuptojmë që klubi argjentinas vazhdon të ëndërrojë një ditë që kapiteni i Kombëtares së tyre të luajë me ta në të ardhmen. /EDS/

 

Përdhunoi shqiptaren, zbulohen detajet e dosjes që fundosi Robinhon

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Shkurt 2018 12:40
Fakte tronditëse të gjyqit

Më 23 nëntor 2017 Robinho u dënua me 9 vjet burg për përdhunim seksual. Bashkë me një mikun e tij në vitin 2013 kanë përdhunuar në një lokal të Milanos një vajzë shqiptare, e cila asokohe ishte 22 vjeç. Së fundmi kanë dalë në dritë edhe pjesë të dosjes së paraqitur në Gjykatën e Milanos, ku dalin në pah detaje të rëndë për ish-sulmuesin e Milanit.

“I duhet dhënë pesha e duhur negative tonit dhe shprehive të përdorura për të komentuar ngjarjet, duke përshkruar vajzën me epitete turpëruese dhe termat shpesh të papërpunuara e përbuzëse, shenjë e pashmangshme e përçmimit dhe ndërgjegjësimit për mosndëshkimin e ardhshëm. Kjo bindje ka bërë që të pandehurit të qeshin vazhdimisht lidhur me ngjarjen, duke evidentuar kështu një përçmim absolut për kushtet e viktimës, e ekspozuar ndaj turpërimeve të përsëritura, përveç akteve të dhunës seksuale përmes abuzimeve veçanërisht invazive dhe me një abuzim fizik absolut të viktimës”.

Ngjarje për të cilën po flasim ka ndodhur në gardërobën e “Sio Café”, një lokal milanez ku vajza po festonte ditëlindjen. Asokohe, Robinho ishte një futbollist i Milanit. Ka qenë ai i pari që e ka përdhunuar vajzën, por në këtë çështje janë përfshirë edhe katër meshkuj të tjerë brazilianë, për të cilët procedimi është pezulluar pasi nuk janë zbuluar kurrë. Gjykata ka vendosur që vajza e përdhunuar të marrë një dëmshpërblim prej 60 mijë eurosh, ndërsa Robinho vazhdon të luajë futboll në Turqi me Sivasspor, vendi i gjashtë i kampionatit aktualisht. Ka firmosur në janar dhe ka luajtur deri tani tre ndeshje në kampionat, duke shënuar tre gola kundër Ankaraspor (dopietë) dhe Kayserispor./EDS/