VIDEO/ Nuk do ta besoni se për çfarë arsyeje e la Ronaldinho futbollin

Ronaldinho i ka dhënë përfundimisht lamtumirën futbollit. Mesfushori brazilian ka vendosur që të nisë një projekt të ri në jetën e tij. Përmes një video-mesazhi postuar në profilin e tij në “Instagram”, 37-vjeçari konfirmon tërheqjen e tij nga futbolli dhe rrëfen projektin e ri që do të nisë në fushën e muzikës.

“Zyrtarisht kam vendosur t’i jap fund karrierës sime në futboll në fund të këtij viti. Faleminderit të gjithve për mbështetjen. Që nga tani, do të angazhohem në shkollën e futbollit dhe në industrinë e muzikës. Këtë vit do të zhvilloj ndeshje lamtumire në vende të ndryshme. Më pas, do të bëhem pjesë e një projekti shumë të madh. Më vonë do t’ju njoh me detaje të tjera. E vlerësoj shumë faktin që vazhdoni të më mbështesni. Ju përqafoj”- thotë Ronaldinho në videon e postuar në rrjetin social.

Dani Osvaldo është një nga lojtarët që pasi la futbollin u bë pjesë e botës së muzikës. Futbollisti me origjinë argjentinase ka luajtur me ekipe të mëdha si Roma, Inter (i huazuar), Juventus (i huazuar) dhe Kombëtaren Italiane. Karrierën e mbylli te ekipi i Boca Juniors në Argjentinë. /EDS/

 

 

Eu tenho um grande anúncio para compartilhar com vocês hoje.

A post shared by Ronaldo de Assis Moreira (@ronaldinho) on Feb 18, 2018 at 3:01pm PST

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan