VIDEO/ Nuk ka fitues në Spanjë, kualifikimi vendoset në Old Trafford

Nuk ka shkuar më shumë sesa barazimi pa gola ndeshja ne Sanchez Pizjuan. Sevilla e drejtuar nga Vincenzo Montella dhe Manchester United-i i Jose Mourinho-s do të diskutojnë kualifikimin në fazën e 1/8-ave në “Old Trafford” pas dy javësh.

Pjesa e parë në Sanchez Pizjuan ka folur për vendësit, të cilët nuk kanë arritur që të gjejnë rrugën e rrjetës, sepse kanë hasur në vështirësi për De Gea-s, sidomos në tre raste në fund të takimit me Banega-n dhe Muriel.

Sa iu përket Djajve të Kuq, vetëm janë mbrojtur në minuta. Sulmi pothuajse inekzistent, duke parë që vendësit organizoheshin mirë dhe bënin kundërsulme të shpejta. Sidomos në 20 minutat e fundit të pjesës së parë ku u luajt vetëm në fushën e Manchester United.

Nisja e pjesës së dytë është kopje e së parës. Sevilla vijon të krijojë volum loje dhe sulmesh në portën e mbrojtur nga De Gea, por shtatlarti i United sot ka qenë heroi i tyre dhe ka bërë pritje të njëpasnjeshme duke mbajtur rrjetën të paprekur.

Pas minutës së 70 ndryshon kursi i lojës. Skuadra e Mourinho-s nis të marrë territor dhe të synojë portën e vendësve, por pa mundur që të zhbllokojë rezultatin. Në minutën e 83 është Pogba që shërben mirë për Lukaku-n, i cili me të majtën e dërgon në rrjetë, por më parë ishte gjetur në pozicion jashtë loje. Deri në fund nuk ka fitues, lojtarët i shtrëngojnë dorën njëri-tjetrit për të diskutuar gjithçka në ndeshjen e kthimit. /EDS/

Sevilla – Manchester Undited 0-0

Sevilla: Sergio Rico, Jesus Navas, Mercado, Lenglet, Escudero, N’Zonzi, Banega (Pizarro 89’), Sarabia, Vazquez, Correa, Muriel (Sandro 85’). Trajner: V.Montella

Manchester United: De Gea, Valencia, Smalling, Lindelof, Young, Mc Tominay, Matic, Ander Herrera (Pogba 18’), Mata (Martial 80’), Sanchez (Rashford 73’), Lukaku. Trajner: J.Mourinho

Gjyqtarë: Turpin Clement
Kartonë të verdhë: N’Zonzi / Sanchez

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan