VIDEO | Ofertat, klauzola e bujshme, rroga & synimet: Guri nuk fsheh asgjë!

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
3 Prill 2018 19:26
Intervista në 90 sekonda me Eraldon

Sindrit Guri, është sulmuesi i momentit në Kategorinë Superiore. Me golat e tij Kukësi sheh ëndrra me Champions, teksa shkodrani synon të fitojë “Këpucën e Artë”, ndonëse e di se rivaliteti është shumë i madh. Deri më tani 24-vjeçari e ka dërguar 12 herë topin në rrjetë, por asnjëherë nga pika e bardhë e penalltisë. I ftuar në “90 sekonda me Eraldon” në “Eduasportin.com”, Guri flet për gjithçka duke zbuluar edhe disa detaje interesante të karrierës së tij si edhe ofertat. Sulmuesi ndihet i kënaqur me formën e tij, teksa premton, se do të shënojë të paktën edhe 5-6 gola deri në përfundim të kampionatit.

E ardhmja e Gurit duket larg Kukësit dhe ai e pranoi këtë gjë duke deklaruar, se shpreson të nënshkruajë me një klub nga kampionati holandez ose belg. Gjithashtu ai zbuloi edhe klauzolën e tij, e cila është e frikshme për “habitatin” tonë, plot 1 milionë euro. Për më tepër ndiqni intervistën e tij./EDS/

 

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike