VIDEO | Oksigjen për Conte-n, rikthehet Chelsea

VIDEO | Oksigjen për Conte-n, rikthehet Chelsea

Më në fund Chelsea rigjen fitoren në kampionat pas dy disfatash radhazi duke mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 West Brom në “Stamford Bridge”. Me një super Hazard kampionët e Anglisë u ngjitën sërish në vend të katërt, duke zbritur në vend të peste Tottenham, që tani ka 52 pikë, një më pak se blutë. Vendasit e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen duke kaluar në avantazh pas 25’ minutash lojë me belgun Hazard, që kombinoi bukur me Giroud. 45’ minutat e para u mbyllën me avantazhin minimal të bluve.

Në të dytën Chelsea luan më bukur dhe pas një kundërsulmi Moses dyfishoi rezultatin duke qetësuar Conte-n në bankinë (63’). Vendasit shënuan edhe golin e tretë 8’ minuta më vonë me anë të Hazard. 26-vjeçari shënoi një gol të shkëlqyer, pasi fillimisht dribloi një nga kundërshtarët duke e dërguar topin në cepin e majtë të portës së mbrojtur nga Foster. /EDS/