VIDEO | Për të mos u humbur, ja 7 golat më të bukur në historinë e Botërorëve

Ti mund ta lexosh kete ne 3 min.
19 Prill 2018 22:22
Shijoni perlat

Nuk ka gjë më të bukur për një tifoz të futbollit, se sa të shohësh ekipin tënd duke shënuar, ose më të keqe se sa kur ekipi yt pëson gol. Golat janë ato që vendosin suksesin dhe dështimin e një ekipi. Në Kupën e Botës, kemi parë shumë nga këto momente, për të cilat është folur për vite me rradhë.
Në historinë gati 90-vjeçare të Kupës së Botës, janë shënuar 2.400 gola. Jo të gjithë golat kanë qenë spektakolar, por disa prej golave më të bukura ose dramatike, kujtohen akoma nga breza të ndryshëm tifozësh të futbollit.

Ndeshja: Brazil 5-2 Sweden, 1958 World Cup Final
Goli: 3-1, Pele (BRA, 55')

1.Finalja e vitit 1958 mban rekordin për numrin e golave të shënuar në një finale Botërori. Rekordi për golashënuesin më të ri dhe më të vjetër në një finale të Kupës së Botës u vendos në këtë ndeshje; nga Pelé (17 vjeç dhe 249 ditë) dhe Liedholm (35 vjeç, 263 ditë) respektivisht. Ishte gjithashtu finalja e parë mes një ekipi evropian dhe një ekipi nga Amerika Latine.

Ndeshja: Brazil 4-1 Italy, 1970 World Cup Final
Goli: 4-1, Carlos Alberto (BRA, 86')

2. Me këtë fitore, Brazili u bë ekipi kombëtar më i suksesshëm i futbollit në atë kohë, duke parakaluar Italinë dhe Uruguajin, që kishin nga dy trofe. Titulli i tretë i dha Brazilit të drejtën për ta mbajtur përfundimisht Trofeun Jules Rimet. Trajneri brazilian Mário Zagallo ishte futbollisti i parë që u bë kampion i Botës si lojtar (1958, 1962) dhe si trajner, ndërsa Pelé e përfundoi karrierën si lojtari i parë (dhe deri tani i vetëm) me tre botërore.

Ndeshja: Mexico 2-0 Bulgaria, 1986 World Cup Round of 16
Goli1-0, Manuel Negrete (MEX, 34')

3. Do të ishte një ndeshje si gjithë të tjerat, po të mos ishte për këtë gol fantastik, duke e bërë këtë ndeshje të paharrueshme.

Ndeshja: Argentina 2-1 England, 1986 World Cup quarter-final
Goli: 2-0, Diego Maradona (ARG, 55')

4. Argjentina kundër Anglisë, e luajtur më 22 qershor 1986, u zhvillua katër vjet pas Luftës së Falklands midis Argjentinës dhe Mbretërisë së Bashkuar, dhe ishte një pikë kyçe në rivalitetin e ashpër futbollistik midis Argjentinës dhe Anglisë. Ishte gjithashtu ndeshja që u shënuan dy nga golat më të famshëm në historinë e futbollit, të dyja të shënuara nga Diego Maradona.

Ndeshja: Germany 4-1 Yugoslavia, 1990 World Cup Group D

Goli: 1-3, Lothar Matthaus (GER, 64'

5. Një ndeshje që kishte protagonist vetëm një ekip, Gjermaninë që shpalosi të gjithe potencialin e saj përballë një rivali jo të dobët, në ato vite.

Ndeshja: Portugal 0-1 Korea Republic, 2002 World Cup Group D
Goli: 0-1, Park Jisung (KOR, 70')

6. Botërori i polemikave, me Korenë që u akuzua për favorizim nga arbitrat, por në asnjë mënyrë nuk mund ti mohohet kjo kryevepër.

Ndeshja: Colombia 2-0 Uruguay, 2014 World Cup Round of 16
Goli: 1-0, James Rodriguez (COL, 28')

7. Goli që i dhuroi Rodriguez kualifikim tek Real Madrid. Lojtari që në atë kohë luante për Monaco ka hyrë në histori me këtë kryevepër. /EDS/

Largohet nga Turqia, Eto'o transferohet në Katar

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
14 Gusht 2018 22:06

Samuel Eto’o  nuk do të aktivizohet më me Konyaspor: 37-vjeçari ish-lojtari i Barcelonës dhe heroi i tripletës me Interin në vitin 2010, ka prishur kontratën në mënyrë konsensuale me klubin turk, ku kishte zbarkuar janarin e kaluar. Legjenda e Kamerunit në 14 ndeshje të luajtura shënoi 6 gola.

Katër herë fituesi i çmimit “futbollisti i vitit” në Afrikë, që ka milituar në Itali edhe me fanellën Sampdorias i ka dhënë lamtumirën Evropës. Lojtari i lindur në vitin 1981 do të vijojë karrierën e tij në Katar, vendin pritës të Botërorit 2022. Sulmuesi kamerunas ka nënshkruar me Qatar Sports Club, ekip që sezonin e kaluar e mbylli kampionatin në mesin e renditjes.

Në Katar ai do të luajë përballë dy ish-shokëve të tij të skuadrës, Xavi dhe Wesley Sneijnder. Në javët e fundit, lojtari kishte deklaruar se kishte oferta nga disa ekipe të Ligue 1, por në fund triumfuan paratë. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Roma zyrtarizon Steven N'Zonzi dhe sqaron detajet e marrëveshjes

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
14 Gusht 2018 21:27

Tashmë është zyrtare. Steven N’Zonzi është goditja e dymbëdhjetë e Romës në funksion të kësaj merkato. Mesfushori francez, fituesi i Kupës së Botës më 15 korrik, ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me klubin roman, që skadon më 30 qershor 2022 dhe do të mbajë veshur fanellën me numrin 42. Janë bërë publike edhe shifrat e marrëveshjes me Sevillan: €26.65 milionë, por marrëveshja me klubin spanjoll përfshin gjithashtu edhe një numër bonusesh që mund të arrijnë shifrën €4 milionë .

“Ndjehem shumë i kënaqur dhe i lumtur që ndodhem këtu dhe që jam një futbollist i ri i Romës. Gjithmonë dëshiroj të përmirësohem, mosha nuk ka rëndësi, por të japësh maksimumin. Prandaj shpresoj që të jap kontributin tim në klub në të gjitha aspektet, duke përfshirë atë të përvojës”, ishin fjalët e para të N’zonzi si futbollist i Romës.

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Për çfarë duhen tifozët? Gjysma e klubeve të Premier League nuk kanë nevojë për ta

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
14 Gusht 2018 21:25

Gjysma e klubeve të Premier League mund të kishin luajtur sezonin e kaluar pa asnjë tifoz në shkallët e stadiumit dhe përsëri do ta kishin mbyllur vitin me fitim për sa i përket të ardhurave.

Rezultati tronditës vjen pas një kërkimi të realizuar nga BBC, pas marrëveshjes së re që skuadrat angleze kanë bërë për të drejtat e transmetimit të ndeshjeve në TV. Në sezonin 2016-2017, klubet e Premier League kanë përfituar nga të drejtat televizive plot 8,3 miliardë paund, ndërsa të ardhurat nga biletat kanë qenë në një raport 20 qindarka për 1 paund të fituar nga të drejtat televizive.

Numri i klubeve që do të kishin dalë me fitim edhe nëse nuk do të kishin arkëtuar asnjë qindarkë nga çmimet e biletave u rrit nga 2 që ishte në sezonin 2015-2016, në 11 në sezonin 2016-2017.

Dr. Rob Wilson, specialist i financave sportive në Universitetin “Hallam” të Shefilldit, thotë që ndryshimi është paralajmëruar që në marrëveshjen e mëparshme të nënshkruar në vitin 2012, me vlerë mbi 3 miliardë paund. “Ai ka qenë çasti kyç ku fokusi u kalua nga biletat e stadiumit te gjenerimi i të ardhurave televizive”, thotë ai për BBC Sport. “Kur merr 120 milionë paund nga Premier League për të luajtur me top, atëherë mund ta bësh këtë edhe në një stadium bosh. Për sa i përket të ardhurave, klubet nuk mbështeten më tek biletat”, shtoi ai.

Në sezonin e kaluar ishin 10 klube që do të kishin realizuar fitim edhe pa asnjë tifoz në stadiumet e tyre: Leicester, 76,03 milionë paund; West Brom, 33,03; Burnley, 21,46; Hull, 19,68; Southampton, 19,10; Everton, 16,60; West Ham, 14,87; Tottenham, 12,55; Bournemouth, 9,46; Swansea, 5,89 milionë paund. Listës mund t’i shtohet edhe Crystal Palace, që edhe pse luante në kategorinë e dytë sezonin e kaluar, do të kishte realizuar një fitim prej 1,21 milionë paundësh pa çmimet e biletave.

Për të kuptuar më mirë shifrat e çmendura të futbollit anglez, mjafton të përmendim që Bournemouth, skuadra me stadiumin më të vogël në Premier League, vetëm 11 450 vende, siguroi një fitim neto sezonin e kaluar prej 136,5 milionë paundësh, prej kësaj, vetëm 5,2 nga biletat, ose më pak se 4 qindarka për çdo paund të fituar./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Paul Scholes përzgjedh formacionin ideal te Manchester United

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
14 Gusht 2018 21:08

Paul Scholes, legjenda e Anglisë dhe Manchester United, ka publikuar formacionin e më të mirëve, me të cilët ka luajtur te Manchester United. Në këtë formacion gjejmë emra të mëdhenj, që kanë bërë historinë me këtë klub legjendar.

Anglezi në portë ka vendosur danezin Peter Schmeichel, ndërsa në mbrotje gjejmë Gary Neville, Rio Ferdinand, Jaap Stam dhe Dennis Irwin. Një United pa Scholes në mesfushë, do të ishte e çuditshme, por ai ka përzgjedhur  Beckham, Giggs dhe në fund Keane. Në sulm nuk ka surpriza, me Wayne Rooneyn dhe Cristiano Ronaldon që mbështesin yllin hollandez Ruud van Nistelrooy.  Stolin e rezervave e përbëjnë lojtarë si Andy Cole, Dëight Yorke, Teddy Sheringham dhe Ole Gunnar Solskjaer.

Paul Scholes gjatë aventurës me Djajtë e Kuq, ka luajtur më shumë se 700 ndeshje, ku fitoi 11 tituj Premier League, tre FA Cup dhe dy Champions League. 43-vjeçari gjatë periudhës te Manchester, ka luajtur përkrah lojtarëve më të mëdhenj të asaj periudhe. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.