VIDEO/ Përmbysje e çmendur me 7 gola, Sasuolo mposht Bolonjën dhe “fluturon” në vendin e dytë

18 Tetor 2020

Sasuolo ka mposhtur Bolonjën 4-3 ditën e sotme në transfertë, me një përmbysje të çmendur.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendasve, 2-1, falë golave të Sorianos në minutën e 9’ dhe Svanberg në minutën e 39’, ndërsa për Sasuolon kishte shënuar Berardi në minutën e 18’.

Në pjesën e dytë ishte Orsolini që shënoi të tretin për ekipin e Mihajloviçit dhe u duk se Bolonja po shkonte drejt fitores, megjithatë nuk ndodhi kështu. Sasuolo përmbysi gjithçka në 4-3. Në minutën e 64’ ishte Djuriçiç që shënoi për 3-2, ndërsa Kaputo barazoi shifrat në minutën e 70’. Për të bërë përmbysjen e Sasuolos mendoi mbrojtësi i Bolonjës, Tomijasu, i cili shkaktoi autogol në minutën e 77’.

Ndeshja u mbyll me fitoren e ekipit te De Zerbit, tani kalon në vendin e dytë me 10 pikë, pas 4 javëve të para, ku kanë regjistruar 3 fitore dhe 1 barazim.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan