VIDEO/ Përmbysje e madhe në Shkodër, bie Vllaznia, Kale kalon kryeqytetasit në avantazh

27 Shkurt 2021

Klasikja e futbollit shqiptarë merr të tjera ngjyra me fillimin e pjesës së dytë. Elton Kale, i sapo hedhur në fushën e lojës, pas vetëm dy minutash, merr një asist perfekt nga Seferi, nuk shpërdoron duke kaluar Tiranën në avantazh në minutën e 51-të. Në “Loro Boriçi” festa është e gjitha për bardheblutë që arrijnë të gjejnë forcë duke përmbysur rezultatin.

PJESA PARE
Në sfidën shekullore të futbollit shqiptarë, Vllaznia-Tirana, pa tifozë dhe në rastin e parë të rrezikshëm, pas vetëm dy minutash lojë, roli i protagonistit e mori menjëherë gjyqtari i takimit, Laver Alla.

Në zbritjen e parë në sulm, braziliani Da Silva pengohet në zonë dhe për kryesorin nuk ka asnjë dyshim, penallti. Nga 11 metra distancë, Dilaver u tregua i saktë duke kaluar Vllazninë në avantazh.

Festa zgjati shumë pak, katër minuta më pas kapiteni Idi Batha u tregua perfek në ekzekutimin e një goditje dënimi duke barazuar shifrat në 1-1.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com