VIDEO/ Piątek ”shkëlqen”, por nuk mjafton, barazim në derbin e Genoas

Një ndër derbit më të zjarrtë në Itali është edhe ai mes Genoas dhe Sampdorias, të cilat u përballën sot për javën e 13-të të Seria A. Si përfundim ndeshja u mbyll në barazim 1-1, me të dy golat që u shënuan në pjesën e parë. Fillimisht  ishte Sampdoria që kaloi në avantazh me anë të Fabio Quagliarela, i cili shfrytëzoi një harkim në zonë për të çuar topin në rrjetë me kokë, për të është goli i 5-të në kampionat. Në kundërpërgjigje të 35-vjeçarit erdhi Krzysztof Piatek.

Sulmuesi polak fitoi një penallti në minutën e 17’-të dhe e ktheu po vetë në gol duke shënuar golin e barazimit për këtë ndeshje dhe golin e tij numër 10 për këtë sezon në Seria A, duke u ringjitur i vetëm në krye të golashënuesve. Cristiano Ronaldo e barazoi me golin e tij ndaj Spal, por “pistoleta” polake iu kundërpërgjigj më së miri sot.

Genoa dhe Sampdoria ndajnë së bashku vendin e 12-të dhe të 13-të, me Sampdorian që ka një pikë më shumë se rivalët e qytetit të tyre. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.