VIDEO/ Pogba dhe Lingard argëtohen duke ushqyer këlyshin e tigrit

Paul Pogba dhe Jesse Lingard janë shumë të dhënë pas kafshëve. Dy yjet e Manchester United kanë shfrytëzuar kohën e lirë në Dubai për të ushqyer një tigër të vogël.
Mesfushorët mbanin këlyshin e tigrit në prehër ndërsa i jepnin me biberon për të pirë qumësht. Siç mund të shikoni edhe në foto, lojtarët duken tejet të përkushtuar ndaj këlyshit, i cili ka marrë vëmendjen e të gjithëve.
Videon e momentet të ushqyerjes së tigrit të vogël e kanë postuar vetë lojtarët në “Instagram”, ku shfaqen tejet të lumtur teksa bëjnë një veprim të tillë.
“Djajtë e kuq” po zhvillojnë fazën përgatitore në Dubai, në kuadër të pjesës tjetër të sezonit. /EDS/