VIDEO/ Portieri verbohet nga dielli, i merr kapelen tifozit

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
7 Janar 2018 18:59
Anglez Joe Hart bëhet protagonisti i një episodi të çuditshëm gjatë ndeshjes së West Ham në FA Cup

Një rast i ngjashëm kishte ndodhur edhe gjatë derbit të divizionit të dytë anglez mes Barnsley dhe Leeds, kur një tifoz ka “shpëtuar” portierin e skuadrës së tij nga drita e diellit. Këtë herë i ka ndodhur Joe Hart-it, i cili gjatë sfidës së FA Cup mes Shrewsbury Town dhe West Ham u shfaq në vështirësi për shkak të rrezeve të diellit, që i pengonin shikimin, duke e verbuar.

“Ka shumë dritë, nuk shoh fare”, - ka thënë ish-portieri i Manchester City dhe Torinos. Përgjigja e tifozëve ka qenë e shpejtë, duke i ardhur menjëherë në ndihmë. Njëri prej tyre ia ka hedhur kapelen e tij numrit 25 të “Hammers”-ave, i cili e ka vënë në kokë duke vazhduar ndeshjen.

Pamjet e videos së Hart janë bërë menjëherë virale në rrjetet sociale./EDS/

 

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike