VIDEO/ Prestige nuk ndalet, kualifikohet në fazën gjysmëfinale të Urban Cup

11 Qershor 2021

Pasi e mbylli fazën e grupeve në vend të parë me tre fitore, Prestige ka kaluar me sukses edhe provën çerekfinaleve, teksa ka mposhtur me penallti skuadrën Bosnje-Hercegovina, Ecos.

Ndonëse e dominoi totalisht takimin, duke krijuar raste të shumta shënimi sfida u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0. Prestige u tregua më i saktë nga pika e bardhë, duke fituar në shifrat 6-5, për të prerë një biletë mes 4 skuadrave më të mira të kompeticionit. Kujtojmë që nesër do të luhen gjysmëfinalet, takimi për vendet 3/4 si dhe finalja.

“Urban Football Cup 2021” është një kompeticion ndërkombëtar i futbollit 8×8, me 16 skuadra nga shtete si Bullgaria, Belgjika, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Greqia, Izraeli, Mali i Zi dhe Serbia.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com