VIDEO | PSG shpallet kampion me stil dhe me goleadë të frikshme

15 Prill 2018

Parisienët rikthehen klubi numri 1 në Francë pas fitores me goleadë. PSG shpallet kampione e Francës. Në një ndeshje ku golat erdhën breshëri, për më tepër ndaj rivalit kryesor të Ligue 1, Mnaco-së. Parisienët rikthehen klubi numri 1 në Francë. Për kampionët e vitit të shkuar nuk mund të kishte rezultat më të sikletshëm dhe turpërues se sa ky. Kapitullim dhe shpërfytyrim. Humbe me rezultatin 7-1.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Parc des Princes” në Paris kryeqytetasit kaluan shpejt ne avantazh në minutën e 14 me anë të Giovani Lo Celso, pas një asist të Dani Alves. Minutat në vazhdim folën vetëm për PSG ku në minutën e 17 Cavani dyfishon rezultatin. Në minutën e 20 ishte argjentinasi Di Maria që shënoi golin e tretë, duke bërë që të fillojë festa. Kjo ishte nata edhe e Giovani Lo Celso-s, i cili shënon edhe golin e katërt në minutën 28. Goli i vetëm për Monacon u shënua nga Lopes në minutën e 38, dhe me këtë rezultat mbyllet edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë kur pritej që Monaco të rikuperonte deri diku rezultatin, ishte PSG që vazhdoi spektaklin. Angel Di Maria në minutën e 58 ndëshkoi sërisht portën e mbrojtur nga Subasic. Për ta bërë situatën akoma edhe më të rëndë, në minutën e 76 vjen edhe goli i gjashtë ku është Falcao që shënon në minutën e 76. Goleada mbyllet nga Draxler në minutën e 86. Me këtë fitore, numri i kampionateve të fituara nga PSG shkon në 6, ku rekordi mbahet nga Saint-Étienne me 10 kampionate të fituara./EDS/

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan