VIDEO/ Qeni ndal ndeshjen e Europa League

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
8 Dhjetor 2017 11:40
Moda e kafshëve në fushë...

Është bërë e “modës” tani prania e kafshëve në fushën e blertë teksa po zhvillohet një ndeshje. Siç ka ndodhur jo pak herë në disa nga ndeshjet e futbollit, edhe mbrëmë është shënuar një rast i tillë.

Një qen është futur në fushë në “Philip II Arena” gjatë ndeshjes Vardar – Rosenborgun që u zhvillua mbrëmë në kuadër të Ligës së Europës.

Portieri i Vardarit, Filip Gacevski u përpoq ta kapte dhe ta nxirte nga fusha por ishte tepër e vështirë pasi qeni Husky filloi të rrokullisej në fushë.

Por më rojet e sigurisë bënë të mundur nxjerrjen e tij nga fusha.

 

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike