VIDEO/ Real Madrid ia del ndaj Valencias

VIDEO/ Real Madrid ia del ndaj Valencias

Real Madrid ka arritur të rikthehet tek fitorja në La Liga. Pas humbjes 3-0 në transfertën e javës së kaluar ndaj Eibar, galaktikët kanë fituar sonte në “Santiago Bernabeu” me rezultatin 2-0 ndaj Valencias. Vendasit kanë marrë avantazhin që në minutën e 8-të të takimit falë autogolit të shënuar nga Daniel wass. Pjesa e parë u mbyll me rezultarin minimal 1-0 ndërsa në të dytën ka qenë Lucas Vazquez që ka gjetur rrjetën. 27-vjeçari siguroi fitoren e skuadrës në kuadër të javës së 14-të të kampionatit, pas golit të shënuar në minutën e 83-të të sfidës. Me këtë fitore Reali shkon në kuotën e 23 pikëve, i pozicionuar në vendin e pestë, aq sa ka edhe Deportivo Alaves, me një ndeshje më pak që ndodhet një vend më lart. /EDS/

*************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.