VIDEO/ Reklama e re e KFC tallet me Neymar

Një nga yjet e padiskutueshëm të këtij Botërori është patjetër edhe braziliani Neymar. Lojtari i PSG ka kohë që është në qendër të vëmendjes, ku përveç talentit të treguar, lojtari është bërë i njohur edhe për transferimin rekord nga Barcelona te PSG verën e kaluar. Një transferim që ka spostuar ekuilibrat e merkatos botërore.

Neymar këtë  Botëror përveç lojës së zhvilluar është përfolur edhe për simulet e shumta. Veprimet e brazilianit janë një prej temave më të përfolura të këtij kompeticioni, në të njëjtin stad me eliminimin e Ronaldos dhe Messit, autogolat dhe penalltive që kanë përcaktuar fatin e disa prej ekipeve.

Tashmë gjërat kanë marrë një drejtim tjetër, pasi kompania e mirënjohur KFC, restoranti zinxhir më i famshëm në të gjithë botën i specializuar ne mish pule te skuqur ka menduar që spoti i ardhshëm të ketë personazh brazilianin. Ky spot temë kryesore ka stimulimet e brazilianit, duke u tallur me lojtarin dhe veprimet e tij. Mund të themi që kjo është një gjetje gjeniale dhe mund të jetë spoti më i mirë i mundshëm i kësaj kompanie, pasi për shkak të idesë gjeniale dhe talljes me futbollistin e PSG-së, video ka filluar të shpërndahet kudo, duke fituar pëlqimin e të gjithëve. Nuk e dimë akoma sesi e ka pritur ylli brazilian këtë video, por sidoqoftë misionin e kreu me sukses. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.