VIDEO/ Reshat Mati, një tjetër boksier shqiptar që synon majat e boksit botëror

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
8 Tetor 2018 01:45
Emri më i ri shqiptar në boksin profesionist në Amerikë

Ndërkohë që vëmendja e të gjithë dashamirësve të sportit të boksit ishte e fokusuar te dueli Khabib vs Conor McGregor, në Amerikë një boksier shqiptar po hynte në histori. Reshat Mati, 20-vjeçar bëri debutimin e tij në boksin profesionist mbrëmjen e djeshme, duke arritur të fitojë ndeshjen e parë. Mati fitoi duelin me Adan Ahumada, një boksier i cili ka disa vite si profesionist.

Po kush është djaloshi shqiptar që ka tërhequr vëmendjen në ambjentin e këtij sporti. Reshat Mati, i njohur në SHBA, me nofkën "Albanian Bear - Ariu Shqiptarë", është një kampion bote, në Kickboxer, Muay Thai, por edhe në Grappler. Në Shtetet e Bashkuara, ai është shpallur kampion i Dorezave të Argjenta.

Ai është i biri i dy prindërve nga Dibra e Madhe - ka lindur dhe jeton në Staten Island. Është një nga sportistët më të vlerësuar në ambientin e këtij sporti.

Shumë herë e ka shprehur se është krenar për origjinën, duke dalë në ring me me flamurin kuq e zi. Ëndrra e madhe e tij, sic ka deklaruar ai është të përfaqësojë Shqipërinë. Djaloshi është mbështetur fuqimisht nga shoqata, Albanian Roots për të përfaqsuar Shqipërinë në boks. Kampioni botëror i tre disiplinave të ndryshme, në një kohë shumë të shkurtër ka arritur të renditet në elitën e boksit botëror dhe të kthehet në idhullin e miliona të rinjëve në Amerikë./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike