REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote

VIDEO/ Ripërsëritet skena Tyson-Holyfield, boksierit i shqyhet veshi në ring

10 Dhjetor 2017 18:37

Brutaliteti në boks është i njohur, madje dhe historia e veshëve të gjakosur, që nga ndeshja e famshme, Tyson - Holyfield.

Por një gjë e ngjashme ka ndodhur sërish me boksierin britanik Stephen Smeth i cili në ndeshjen me Francisco Vargasin në Las Vegas doli me vesh të shqyer pas një përplasjeje kokë më koë me rivalin.

Pas prerjes së veshit të majtë nga një përplasje aksidentale e kokave, dueli u ndalua nga mjeku pas raundit të nëntë.

Kjo i dha fitoren Vargasit, i cili sipas rezultatit të gjyqtarëve triumfoi me 89-82, 88-83, 88-83.

Imazhet e tmerrshme ngjallën kujtimet e duelit të kampionëve, kur Mike Tyson i kafshoi veshin Evander Holyfield gjatë luftës për titullin kampion në vitin 1997.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Kampioni i boksit është ligjërisht i pastër nga penalizim dhe gati për t’u rikthyer në ring

Njeriu që theu diktatin "Klitschko" fiton më në fund betejën ligjore

19 Janar 2018 20:56

Boksieri Tyson Fury është ligjërisht i pastruar nga ҫdo penalizim. Bordi Britanik i Boksit i Kontrollit i ka komunikuar sot britanikut kthimin e licencës së boksierit pasi pezullimi i saj ka përfunduar. Njeriu që mposhti Wladimir Klitschko-n iu hoq licenca e boksierit në vitin 2016, pasi organi i kontrollit të dopingut “Ukad” vërtetoi se Fury kishte përdorur substanca të ndaluara.

Boksieri dorëzoi titujt e fituar ndaj ukrainasit “Dr.Steelhammer” WBA, WBO, IBF dhe IBO pasi pranoi publikisht se kishte përdorur heroinë për të përballuar krizat e shëndetit mendor.

29-vjecari i është rikthyer sërish stërvitjes dhe regjimit dietik për të rifituar formën optimal për të dueluar sërish pas dy vitesh. Fury ka riorganizuar grupin që do të menaxhojë ndeshjet e tij dhe regjimin stërvitor ku ka punësuar si trajner Ben Davison dhe për promotor Frank Warren. Boksieri është në kërkim të një sfidanti dhe titujve të dorëzuar. Britaniku kërkon me çdo kusht të përballet me bashkëpatriotin Anthony Joshua për një ndeshje unifikimi titujsh të federatave të ndryshme të boksit./EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Kampioni i mundjes organizon aktivitetin më të madh të boksit në Shqipëri

Surpriza e Elis Gurit, rikthen kampionin veteran në ring

19 Janar 2018 11:17

Kampioni i mundjes, Elis Guri, është tërhequr nga karriera e tij, por nuk ndahet nga aktiviteti i tij në sport. Ai do të organizojë një event të madh boksi në Tiranë, më datë 8 shkurt, ora 19:00, në “Parkun Olimpik”.

Shkodrani do t’i dhurojë kryeqytetit një natë fantastike boksi, pasi në të janë të mbledhur të gjithë kampionët e Shqipërisë. Emri që bie më shumë në sy është ai i Jetmir Kuçit. Ish-boksieri do të rikthehet në ring edhe pse në moshën 40-vjeçare. Ai do të luftojë kundër një boksier grek. Rikthimi i “bacukut” është një emocion i madh për të gjithë sportdashësit e këtij sporti.

Elis Guri ka ftuar në këtë eveniment edhe kampionët e rinj të Shqipërisë. Bien në sy emrat e Krenar Zenelit, Arjon Kajoshit dhe Syrjan Marinajt. Të 3 të rinj të talentuar që premtojnë shumë në boksin shqiptar. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
25 fotot më të rralla të ikonës së boksit në kujtim të 76-vjetorit të lindjes

Muhammad Ali, ashtu siç nuk e keni parë asnjëherë më parë

17 Janar 2018 16:20

Sot e gjithë bota e sportit kujton datën e lindjes së Muhammad Ali, një ikonë e boksit, por edhe një personalitet me shumë peshë që lindi 76 vjet më parë në LouisvilleSHBA-ve. Ai ndërroi jetë më 3 qershor 2016 për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Muhammad Ali ishte një nga boksierët më të mirë për të mos thënë më i miri, në histori. Personaliteti, talenti dhe sjellja e tij bën që ai të fitonte zemrat e tifozëve anembanë botës dhe kjo gjë po shpërfillte talentin e tij në ring. Brenda ringut ai ishte thjesht madhështor, lëvizjet dhe fuqia e grushteve të tij e bënë menjëherë në një ikonë dhe në duelin e famshëm me George Foreman, ai do ta vërtetonte më së miri këtë gjë.

“Gjëmimi i xhunglës” (Rumble in the Jungle) ashtu siç u quajt asokohe ajo sfidë, e pa Ali të hidhte në “knockout” një luftëtar të pamposhtur, George ForemanZaire, në një kohë që para duelit askush nuk e shikonte si favorit për të fituar. “KO”-ja e tij në raundin e tetë shkaktoi valë anembanë botës dhe çimentoi statusin e tij si më i madhi i boksit.

Përveç paraqitjeve të jashtëzakonshme në boks, Muhammad Ali u bë i famshëm edhe me disa nga thëniet më të njohura në histori. Shprehja e tij më e famshme ishte: "Lëviz si një flutur dhe picko si një bletë". Por ai gjithashtu ka nxjerrë edhe shumë shprehje të tjera siç janë:

“Urreja çdo minutë të stërvitjes, por i thashë vetes: ‘Mos u dorëzo, vuaj tani dhe më pas jeto si një kampion”.

“Jam aq i shpejtë sa mbrëmë kur shtypa çelësin e dritës në hotel, e pashë veten në krevat para se dhoma të zhytej në errësirë”.

“Ndeshja fitohet apo humbet shumë larg syve të dëshmitarëve – përtej litarëve të ringut, në palestër dhe atje në rrugë, shumë kohë para se të kërceja nën ato drita”.

Më poshtë po ju sjellim disa nga momentet më të veçanta të karrierës së Muhammad Ali përmes disa fotove që kanë mbetur në histori:

#1 Muhammad Ali me vajzën e tij.

#2 Muhammad Ali me The Jacksons.

#3 Muhammad Ali me The Beatles.

#4 Muhammad Ali me vajzën e tij, Maryum, 1974.

#5 Kampioni i peshave të rënda, Muhammad Ali, duke qëndruar mbi kundërshtarin e tij Sonny Liston, pasi e kishte rrëzuar atë me një goditje të shkurtër të djathtë, 25 Maj 1965. Dueli zgjati vetëm 1 minutë e gjysëm në raundin e parë.

#6 Portret mahnitës i Muhammad Ali, i realizuar gjatë stërvitjes për ndeshjen me Sonny Liston në Lewiston, Maine, 1965.

#7 Papa Gjon Pali II dhe Muhammad Ali duke dhënë autografin e tij në Vatikan, 6 qershor 1982.

#8 Muhammad Ali në aeroportin Heathrow, kur la New York-un bashkë me vajzat e tij, 1977.

#9 Boksieri Cassius Clay, 1954.

#10 Muhammad Ali në dhomën e zhveshjes, duke treguar parashikimin e tij që do të mundë kundërshtarin në raundin e katërt.

#11 Sylvester Stallone, i cili u frymëzua për të shkruajtur "Rocky’’ pasi pa ndeshjen Muhammad Ali/Chuck Wepner në 1975, takon Ali-n në dhomat e ndërrimit për ti uruar atij fat në duel.

#12 Muhammad Ali, 2 prill 1963.

#13 Muhammad Ali i cili pret me durim, që një fans 6 vjeçar ti bëjë një foto; 4 shkurt 1967.

#14 Muhammad Ali dhe Robin Williams duke praktikuar grushtat e tyre në Natën e Ndeshjeve të VIP-ave, 18 mars 2006.

#15 Elvis dhe Ali në një suitë të hotelit The Kings Hilton në 1973.

#16 Clay pasi mundi Liston dhe u shpall Kampioni i Botës për peshat e rënda.

#17 Muhammad Ali merr një medalje zëvendësuese për atë që humbi shumë vite më parë në vitin 1999, Lojrat Olimpike në Atlanta, Gjeorgji.

#18 Muhammad Ali dhe Stevie Wonder.

#19 Ali dhe familja e tij rrugës për vizitën në Shtëpinë e Bardhë, për të takuar presidentin Jimmy Carter, 1977.

#20 Muhammad Ali, i lumtur në dhomat e veshjes pasi mundi kundërshtarin e tij Archie Moore, ekzaktësisht në raundin të cilin e kishte parashikuar, Los Angeles, 17 nëntor 1962.

#21 Muhammad Ali, duke brohoritur "I am the greatest’", 25 shkurt 1964, Miami, Florida.

#22 Muhammad Ali VS Joe Frazier, Filipine, Manila, 1 tetor 1975.

#23 Muhammad Ali dhe gruaja e tij Sonji Clay, 1967.

#24 Muhammad Ali dhe vajza e tij 18-vjeçare Maryum.

#25 Muhammad Ali dhe Howard Cosell, New York, 7 Gusht 1972.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
U ndalua për xhamat e zi,policia ndjeu erën e substancës

Boks/ Kampioni Wilder dënohet pasi u kap me marijuanë

12 Janar 2018 15:12

Kampioni i peshave të rënda në versionin WBC, Deontay Wilder u kap nga policia me marijuanë dhe u dënua me 60 orë shërbim në komunitet.

Një goditje kjo për imazhin e boksierit 31 vjeçar, i cili po përgatitet për një duel të madh kundër kamionit britanik Anthony Joshua.

Për më tepë që gjykata vendosi që ai do të qëndrojë në lirim me kusht për 2 vitet e ardhshme.

Në qershorin e shkuar, boksieri u ndalua nga policia amerikane pasi makina e tij i kishte xhamat e zinj. Kur ai uli xhamin, punonjësit e policisë ndien aromën e marijuanës dhe pas kontrolleve të kryera gjetën lëndën narkotike.

Avokati i tij, Paul Paterson, tha se klienti ka shumë mjete në pronësi të cilat përdoren nga miqtë dhe marijuana nuk ishte e tij.

Por tani, Wilder kërkon të përqendrohet te sfida e radhës.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment