VIDEO/ Ronaldo debuton me gol, tifozët pushtojnë fushën

Duartrokitje pa pushim në Villa Perosa për Juventus, që zbriti në fushë për miqësoren tradicionale me ekipin Primavera. I pranishëm në këtë ndeshje ishte edhe presidenti Andrea Agnelli. Cristiano Ronaldo  me numrin 7, luajti që nga minuta e parë. Duartrokitje edhe për Leonardo Bonucci-n, ‘djalin plëngprishës’ i cili u kthye te Juventus pas një viti në Milano.

Seria e golave u hap nga portugezi duke bërë që të pranishmit të shpërthenin nga gëzimi. Goli i dytë erdhi nga një autogol i Capellini-t. Dybala në harkun e 10 minutave shënon dy gola dhe me rezultatin 4-0 mbyllet pjesa e parë.  

Pjesa e dytë ishte më e qetë me disa raste sporadike. Në minutën e 53-të ishte radha e Marchisio-s të shënonte golin e 5 dhe të fundit. Rezultati mund të kishte qenë më i thellë, por në minutën e 26-të, tifozët e pranishëm u futën në fushë për të takuar idhujt e tyre, veçanërisht CR7.

Edhe pse organizatorët siguruan se ishin marrë të gjitha masat, ndodhi e papritura dhe pas hyrjes së tifozëve në fushë përfundoi edhe ndeshja, e rrallë në ndeshje të tilla. Diçka e kuptueshme kur je tifoz i një ekipi që sapo ka transferuar lojtarin më të mirë në botë. /EDS/

JUVENTUS A-JUVENTUS B 5-0

Shënues: 8′ Cristiano Ronaldo, 17′ aut. Capellini, 30′ Dybala, 40′ Dybala, 53′ Marchisio

Juventus A (4-2-3-1): Szczesny (25′ Perin); Cuadrado, Bonucci, Chiellini (25′ Rugani), Alex Sandro (46′ Beruatto): Emre Can (46′ Marchisio), Bentancur (46′ Pjanic); Bernardeschi (46′ Fagioli), Dybala, Douglas Costa (46′ Khedira); Cristiano Ronaldo (46′ Mandzukic). Tr. Allegri.

Juventus B (4-3-3): Loria (65′ Siano); Lucas Rosa, Capellini (46′ Serrao), Anzolin, Freitas; Portanova (65′ Tongya), Morrone, Nicolussi Caviglia (46′ Leone); Campos (46′ Pinelli), Petrelli, Di Francesco (65′ Galvagno). Tr. Baldini.

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan