VIDEO/ Rrahën për vdekje tifozin e Liverpool, pranga dy italianëve

Dy tifozë të Romës janë arrestuar pasi kanë tentuar të vrasin një mbështetës të Liverpool jashtë stadiumit “Anfield” mbrëmjen e djeshme para se të fillonte ndeshja e gjysmëfinales së Champions League. 53-vjeçari i “The Reds” ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po lufton për jetën.

Sherri shpërtheu një orë para fillimit të sfidës. Siç shkruan “The Sun”, tifozët e Romës thuhet se përdorën çekiçë, shkopinj dhe rripa duke sulmuar turmën. Viktima, besohet të jetë nga Irlanda dhe po trajtohet për lëndime serioze në kokë në Qendrën neurologjike të Walton.

Policia e Merseyside ka arrestuar dy tifozë verdhëkuqë, të moshës 25 dhe 26-vjeç. Uniformat blu arrestuan në total nëntë persona për veprat penale: posedim i lëndëve narkotike dhe alcohol. Njëri prej përfaqësuesve, Dave Charnock në një komunikatë për shtyp tha: “Një 53-vjeçar, i cili besohet të jetë tifoz i Liverpool, është sulmuar pranë stadiumit gjatë një grindjeje mes tifozëve të Romës me ato vendas. Aktualisht ai është duke u trajtuar për dëmtimet e pësuara në Qendrën Neurologjike Ëalton. Gjendja e tij shëndetësore është tepër kritike. Dy persona të moshës 25 dhe 26 vjeç nga Roma, janë arrestuar me dyshimin për vrasje me tentativë dhe janë dërguar në një stacion policor ku do të intervistohen nga detektivët. Autoritetet përkatëse po hetojnë për përdorimin e flakadanëve jashtë stadiumit të Anfield para ndeshjes. Do t’i shqyrtojmë pamjet e ÇTV dhe do t’i paraqesim këto prova para gjykatës. Ju ftoj që çdokush që ka ndonjë informacion ose pamje nga incidentet në telefonin e tyre celular, të na i dërgojë”- tha ai në deklaratën e tij.

 

Një zëdhënës i UEFA-s komentoi gjithashtu incidentin në fjalë ndërsa u shpreh i tronditur për situatën e ndodhur.

“Autorët e këtij sulmi nuk kanë vend në futboll dhe ne besojmë se ata do të marrin dënimin e duhur nga autoritetet.

Për incidentet e ndodhura dje ka reaguar edhe klubi i “Të kuqve”, përmes një deklarate për shtyp, ku i kanë ofruar mbështetjen familjes së viktimës. Më tej shkruanin se ndiheshin “të tronditur dhe të tmerruar” nga incidenti i ndodhur jashtë stadiumit. /EDS/

pic.twitter.com/YhN7dbsyqt

— Jonathan Northcroft (@JNorthcroft) 24 April 2018

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan