VIDEO: Shantazhoi yllin e Milanit, këngëtarja shqiptare e pëson keq

Mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu, është shantazhuar nga një këngëtare shqiptare, e cila i ka kërkuar 250 mijë euro në këmbim që të heshtte për abortin e saj. Ajo quhet Anita Latifi dhe është bërë e njohur pak vite më parë, kur mori pjesë në një “talent show” në Gjermani.

Gazeta “Bild” shkruan se Anita sot është përballur me lojtarin në një gjykatë në Düsseldorf. Ajo raportohet se kishte bashkëpunuar me një gazetar, i cili kishte telefonuar këshilltarin e turkut për ta kërcënuar. Nëse ai nuk do të paguante shifrën, lajmi për abortin e fëmijës do të qarkullonte në të gjitha mediet.

Sipas akuzës, Anita nuk ka qenë shtatzënë, por se e gjitha e ka qenë një mashtrim. Gjatë marrjes në pyetje, gazetari dhe këngëtarja i kanë kundërshtuar të gjitha, por tashmë është thuajse e kryer që shqiptarja do të dënohet me burg.  

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan