VIDEO/ Shkëlqejnë Durmishaj e Uzuni, zhgënjen Bare

30 Shtator 2018

Fundjavë deri diku e suksesshme për legjionarët kuqezi, kjo për faktin se disa prej tyre nuk janë aktivizuar dhe të tjerë kanë arritur të shënojnë. Lojtarët që kanë shkëlqyer kanë qenë Durmishaj dhe Uzuni.

Itali- Portieri Etrit Berisha dhe qendërmbrojtësi Berat Djimsiti nuk kanë luajtur asnjë minutë,duke e ndjekur nga stoli humbjen e Atalantas përballë Fiorentinas.

Austri- Një fundjavë për tu harruar për Hamdi Salihin. Neustadt humbi në shtëpi përballë Ried me rezultatin 0-3, me shkodranin që u aktivizua për 90 minuta, por pa arritur të gjejë golin.

Kroaci- Një fundjavë ëndrrash për Uzunin. Trajneri i besoi një vend në formacionin titullar, me beratasin që ja shpërbleu duke shënuar në minutën e 70-të. Kjo ishte ndeshja e tretë si titullar për të dhe goli i parë ‘’kroat’’.

Greqi- Legjionari më i mirë gjatë kësaj jave është padyshim Durmishaj. Sulmuesi, i cili aktivizohet në Greqi me klubin e Panionos, shënoi të dy golat në fitoren 2-0 të skuadrës së tij në transfertën ndaj Apollon Smirnas. Golat erdhën në momentin e duhur pasi lojtari i shpresave kishte kohë që nuk kishte shënuar.

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan