VIDEO/ Shkoi të festonte me tifozët, mesfushori kosovar bie në gropë

21 Shtator 2018

Zyrihu i Zvicrës ia doli që ta fitojë ndeshjen e parë të vlefshme për Europa League në transfertën qipriote ndaj AEK Larnaca. Ka mjaftuar goli i shënuar në minutën e 61-të të takimit, nga Benjamin Kololli. Mesfushori kosovar pësoi një incident jo të lehtë pasi i dha avantazhin skuadrës. 26-vejçari u drejtua tek tribuna e tifozëve të ekipit tij për të festuar me ta golin e shënuar, por fatkeqësisht nuk arriti.

Haha I don’t think this FC Zurich player realised how deep the drop was! ? pic.twitter.com/il9i1GqdwK

— EPL Bible (@EPLBible) September 20, 2018

Ndërsa po kalonte pengesat në stadium, ai ra në një gropë. Në atë moment tifozët dhe shokët e tij të ekipit u afruan për të parë ku përfundoi dhe ta ndihmonin. Kololli ekzekutoi me mjeshtëri penalltinë e fituar nga Antonio Marchesano. Me këtë fitore të arritur Zyrih mban vendin e dytë në renditje me tri pikë aq sa ka edhe Bayer Leverkusen që kryeson falë avantazhit të golave. Në vendin e tretë qëndron Ludogortes Razgrad dhe në të fundit AEK Larnaca. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan