REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote

VIDEO / Shmanget tragjedia, arbitri i shpëton jetën lojtarit

10 Nëntor 2017 15:01

Gjyqtarët ekzistojnë në një botë ku gabimet njerëzore janë amplifikuar nga kamerat televizive dhe investigimet në mediat sociale dhe ata kurrë nuk fitojnë.

Me përjashtim të ngjarjes së ndodhur pak ditë më parë, kur gjyqtari kroat Bruno Maric u kthye në një hero pas një përplasje në fushë midis Zvonimir Filipovic dhe një lojtari kundërshtar gjatë ndeshjes së vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Kroacisë midis Cibalia dhe NK Istra 1961.

Në minutën e 36-të të ndeshjes, Filipovic po depërtonte në zonën e portierit, kur papritmas përplas kokën në shpatullën e një mbrojtësi. Lojtari menjëherë bie në tokë siç e tregojnë edhe pamjet e videos.

Maric e vuri rrëzimin dramatik të sulmuesit dhe ën vend që të kërkonte ndihmën mjekësore ai fitoi sekonda të vyera duke i shpëtuar jetën djaloshit.

“Isha shumë afër tij dhe e vura re se ai kishte gëlltitur gjuhën dhe nuk po merrte dot më frymë”, tha Maric për median kroate. “E ktheva menjëherë dhe i nxora gjuhën jashtë. Më kafshoi aq shumë, por isha me fat që arrita t’i nxjerr gjuhën jashtë para se të kisha pasoja serioze”.

Kjo nuk është hera e parë që emri i Maric përfundon në titujt kryesorë të lajmeve. Ai është akuzuar padrejtësisht për manipulimin e rezultatit të finales së Kupës së Kroacisë, sipas “Reuters”, dhe është goditur nga huliganë me sende të forta vitin e kaluar në Split.

 

 

 

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Fiton edhe Crotone e Ajetit, por shqiptari ishte në stol

Çmendet Quagliarella, thyen i vetëm Fiorentina-n

21 Janar 2018 17:06

Sampdoria e nisi vitin 2018 me fitore duke mposhtur 3-1 Fiorentina-n në “Luigi Ferraris” me tripletën e Quagliarella. Me këtë sukses të besuarit e Marco Giampaolo u ngjitën në kuotën e 33 pikëve në vend të gjashtë pas 20 ndeshjesh. Ish-ylli i Juventusit, Fabio Quagliarella zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer duke realizuar plotë tre gola.

Fillimisht ai i kaloi vendasit në avantazh kur u mbush gjysmë ore lojë pas asisit të Ramirez. 45’ minutat e para u mbyllën me avantazhin minimal, ndërsa në të dytën Sampdoria shënoi edhe dy herë të tjera me 34-vjeçarin. Brenda 8’ minutash Quagliarella shënoi dy gola mjaft të bukur duke e vendosur në kasafortë fiotren (60’, 68’). Në fund Fiore shënoi golin e nderit me anë të Sanchez pas asisit të Saponara (80’).

Në ndeshjet e tjera Sassuolo barazoi 1-1 me Torino-n në shtëpi, me të njëjtin rezultat përfundoi edhe takim mes Udinese dhe Spal, ndërsa Crotone e Ajetit shkatërroi 3-0 në transfertë Verona-n. Mbrojtësi i kombëtares nuk u preferua për këtë takim, duke e ndejkur ndeshjen nga stoli. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Qendërmbrojtësi vlonjat nuk gjen më hapësira në ekip

Luftëtari plotëson çdo repart, gati largimi në mbrojtje

21 Janar 2018 17:03

Luftëtari bëri disa prurje gjatë merkatos së janarit, duke përforcuar të gjithë repartet ku kishin boshllëqe gjatë fazës së parë. Por, numri i futbollistëve tashmë ka kaluar shifrën 25, kështu që klubi është i detyruar që të bëjë disa largime.

Përveçse ka huazuar disa lojtarë në Kategorinë e Parë, tashmë pret që të heq nga grupi edhe një tjetër emër, të cilin e kanë në pronësi. Valdo Zeqaj, i afruar gjatë merkatos së verës, tashmë nuk po gjen hapësira në ekip.

Kështu, klubi është duke kërkuar skuadër në elitë për ta dhënë “borxh” për pjesën e mbetur të kampionatit. Pritet që në ditët në vijim të vijë dhe zyrtarizimi i vlonjatit, i cili dëshiron të mbetet pjesë e elitës. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Asnjë pilot për sezonin 2018

E çuditshme, një kontinent mungon në F1

21 Janar 2018 16:31

“Momentalisht nuk është gati asnjë pilot amerikan për sezonin e ri të Formula 1”. Fraza e shprehur një javë më parë nga Gunther Steiner, drejtues në ekipin Haas, ka provokuar reagime të ndryshme në SHBA.

Nuk kanë munguar kritikat për fjalët e të parit të kësaj skuderie, i cili shprehu gjithashtu se nuk ka mundur që të gjejë një amerikan që është në lartësinë e duhur për ta pasur në skuderinë e tij.

Në mbrojtje të pilotëve amerikanë ka dalë në mbrojtje piloti i IndyCar, Sebastian Bourdais. Nuk është amerikan, por ka eksperiencë të gjatë në SHBA dhe ka provuar që të bëjë hapin e madh në Formula 1 pa pasur suksese të rëndësishëm. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Kandidati për postin e presidentit të FSHF thekson se drejtësia është prioritet për të

Gara për kreun e FSHF, Fino: Mëkat që disa figura të sportit janë keqpërdorur

21 Janar 2018 16:17

Kandidati për president në Federatën Shqiptare të Futbollit, Bashkimi Fino, ka reguar nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në “Facebook” për çështjen e shoqatave fantazmë. Deputeti thotë se i vjen keq që disa figura të njohura të futbollit janë përdorur nga institucion që drejton futbollin në vend.

“Pastërtia dhe drejtësia në futboll është pika më kryesore e platformës sime. Më vjen keq që për kaq vite është abuzuar me ilegalitet dhe shoqata fantazmë. Më vjen keq që për kaq vite është mashtruar një komunitet i tërë futbolli. Më vjen keq që disa persona kanë pretenduar në mënyrë joligjore që janë përfaqësues të disa organizimeve që merren me fëmijët. Me të ardhmen e vendit tonë. Më vjen keq që disa figura të njohura të sportit janë keqpërdorur ligjërisht. Të gjithë këto figura të njohura të sportit kanë thënë njëzëri: - "Nuk dimë gjë për pjesën e regjistrimit dhe pjesën ligjore. Ato i ka marrë përsipër Federata". Drejtësia vonon, por nuk harron. Deri në fund, për një futboll të pastër dhe të ligjshëm”, shkruan Fino. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment