VIDEO / Shpërthejnë polemikat pas “El Clasico”, Barcelona akuzon sistemin VAR

25 Tetor 2020

Ashtu si gjithmonë, “El Clasico” nuk luhet vetëm në fushë. Në fakt, sfida vazhdon edhe një ditë pas fitores 3-1 të Real Madrid në “Camp Nou”.

Siç mund të kuptohet lehtë nga rezultati, janë katalunjasit që nuk pajtohen me humbjen, teksa Ronald Koeman ka ndezur sërish polemikat në lidhje me sistemin VAR, që ndihmoi arbitrin të akordonte një 11-metërsh në favor të madrilenëve.

“Penalltia? Për mua nuk ishte. I thashë arbitrit të më shpjegonte se si funksionon sistemi VAR këtu në Spanjë. Pse përdoret vetëm kundër nesh?”, ka thënë Koeman, teksa pretendimet e tij kanë zënë faqet e para të mediave iberike këtë të dielë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com