VIDEO/ Shpërthen Lewandowski, Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë

Bayern Munich siguroi trofeun e parë sezonal, duket fituar Super Kupën e Gjermanisë përballë Eintracht Frankfurt. Kjo ndeshje pati protagonist vetëm një ekip. Bayern shfaqet dominues që në fillim dhe goli vjen shumë shpejt në minutën e 21’ me atë të Lewandovksi, duke e çuar në 1-0 rezultatin. Ekipi i Eintracht përpiqet të marr veten, por nuk tregohen të saktë në gjuajtjet e tyre. Në minutën e 26’ Lewandowski shënon përsëri, duke dyfishuar rezultatin. Përpos aksioneve të shumta nga të dyja ekipet pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë, Bayern godet sërish. Fillimisht në minutën e 54’ Lewandowski shënon golin e tretë personal në këtë ndeshje. Që në atë moment Eintracht u duk sikur u dorëzua. Në minutën e 63’ francezi Coman shënon golin e katërt. Bayern vazhdoi të sulmonte dhe në minutën e 85-të Thiago Alcantara shënon golin e pestë duke vulosur në këtë mënyrë shkatërrimin e Eintracht. Një fitore e rëndësishme kjo për moralin e skuadrës për sezonin e ri, gjithashtu edhe për trajnerin Kovac që debutoi me fitore. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan