VIDEO/ Shqipëria në sytë e Brdaric, trajneri zbulon Shkodrën e tij, problemet dhe strategjinë e re, a do të qëndrojë gjatë tek Vllaznia?

05 Janar 2021

Thomas Brdaric është një emër jo pak i njohur në futbollin botëror, dikur pjesë edhe e përfaqësues gjermane por në Shqipëri ishte një emër risi, aq më tepër në krye të një klubi të madh si Vllaznia. Ndryshe nga perceptimi i parë, Brdaric dhe ekipi i ndërtuar prej tij, po zhvillojnë një fillim sezoni shumë pozitiv, duke e mbyllur vitin në krye. Në Shkodër, pavarësisht se larg stadiumit, të gjithë po jetojnë këtë ëndërr të bukur, atmosfera është shumë pozitive por ashtu edhe qasja ndaj teknikut gjerman. Në një intervistë ndryshe, dhënë për News24, për gazetarin Senad Nikshiqi, Brdaric flet për përshtatjen e tij me futbollin shqiptarë, kulturën në këtë vend të panjohur më parë prej tij dhe objektivat për të ardhmen:

Si ndiheni në Shkodër?
“Mendoj se përgjithësisht ndihem mirë. Kemi rezultate të mira. Të gjithë ndihen krenarë për këtë ekip dhe këtë e ndjej edhe kur shëtis nëpër qytet. Të gjithë na pershendesisn dhe na thone urime për këtë. Dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë fort për të mbajtur këtë pozitë. Eshte pak interesante sepse askush nuk e priste të ishim në këtë pozicion, por unë mund t’u them atyre që të mos habiten sepse ekipi punon shume. Ne thjesht duam të bëjmë një kompeticion sa më të mirë, sepse është qëllimi ynë që të jemi më mirë se vitin e kaluar. Por askush nuk e kishte menduar se do të ishin në këtë pozicion dhe mund te jemi krenarë për këtë”.

A do ta vazhdoni këtë performacë?
“Ne nuk duhet të mendojmë kaq shumë se cfarë ndodh në të ardhmen. Ne duhet ta kemi mendjen nga një ndeshje te tjetra dhe me hapa të shkurtër sepse askush nuk e parashikon dot se çfarë ndodh pas dy apo tre muajsh. Me rëndësi është të fitojmë ndeshjen tjetër me Teuten dhe do të bëjmë gjithçka për ta arritur këtë”.

A e njihnit Shqipërinë më parë?
“Jo në të vërtetë. Kam qënë më parë në Tetovë në Maqedoni, por mendoj se Shqipëria është më e bukur.

A e dinit se në Shkodër ka shumë tifozë me Gjermanine?
“Po e di dhe me vjen mire se të gjithë flasin për Gjermanine dhe ekipin e saj dhe mendoj se është një ëndërr e mirë edhe për Shqipërinë”.

Çfarë është futbolli për ju, profesion apo pasion?

“Të dyja, pa profesionalizëm dhe pasion nuk mund të luash në një njevel të mirë. Por për mua është vendimtare nëse keni besim, atëherë jeni në formë të mirë”.

Do qëndroni gjatë në Shkodër?

“Kur erdha fillimisht këtu nuk e kisha menduar se do qëndroja kaq gjatë por duhet ta zhviollojmë këë klub në shumë drejtime. Unë kam vullnetin për ta bërë këtë dhe sigurisht që do qëndroj më gjatë”.

A mund të na flisni për problemet më të mëdha këtu?
“Mendoj se problemi më i madh është infrastruktura për të zhvilluar trajnimin. Kam pasur shumë kërkesa dhe mendoj se Alban Xhaferi po punon për këtë, në mënyrë që të sigurojë më shumë fonde në të ardhmen që të investojmë në këto aspekte. Paraja është problemi tjetër, të gjithë mendoj se e dinë se pagesat në Shqipëri merren pak vonë. Problemi i tretë? Akademitë, mendoj se nuk i kanë këto zhvillime që janë të nevojshme për të qënë profesionist. Kjo do të thotë që të punosh në insfraktuurë”.

Çfarë mendoni për futbollin në Shqipëri?
“Përgjithësisht mendoj se është interesant. Mendoj se promovimi ekziston. Çdo ndeshje transmetohet live dhe të gjithe mund ta shfaqin veten në televizion duke luajtur në mënyrë profesionale”

Çfarë ndryshon nga Gjermania?
“Në Gjermani kemi insfrastrukturë shumë të mirë dhe jemi të organizuar mirë. Mendoj se ky është një problem këtu: mungesa e organizimit”.

Si paraqitet gjëndja e ekipit?
“Ne jemi duke u përgatitur për ndeshjen kundër Teutës. Kjo është në fokusin tonë dhe sigurisht që do të përpiqemi të përmirësohemi në çdo moment”

Sa e rëndësishme është ndeshja me Teuten?

“Për mua çdo ndeshje është shumë e rëndesishme. Ne duhet të punojmë shumë dhe duhet të japim maksimumin për ta fituar këtë ndeshje. Mendoj se Teuta ka lojtarë të mirë dhe mendoj se do të jetë një sfidë e vështirë”

A do të jetë Da Silva në këtë ndeshje?

“Jo është shumë herët për të. Da Silva është duke u rikuperuar. Ndoshta do të luajë në ndeshjen tjetër por jo me Teutën”.

Është kohë për merkato?
“Po do të donim të plotësonim disa pozicione për ta bërë ekipin më të plotë. Por nuk parashikojmë të bëjmë shumë ndryshime”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan