VIDEO/ “Shqiponja” Uzuni tërbon hungarezët, festë e çmendur pas kualifikimit

17 Shtator 2020

Nga ferri në parajsë, e tillë ishte padiskutim sfida personale e Myrto Uzunit përballë Dinamo Zagreb. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ishte protagonisti kryesor për Ferencvaros në një mbrëmje të lavdishme për ekipin hungarez që siguroi një biletë për në fazën “play-off” të Champions League, minimalisht pas kësaj fitoreje rezervuan një vend në grupet e Europa League.

Hungarezët kaluan në avantazh që në minutën e 2-të por Dinamo Zagreb barazoi shifrat në të 23-tën teksa i pafat, Uzuni devijoi topin në portën e tij. Në pjesën e dytë, Uzuni shpërtheu me një aksion personal duke rikuperuar një top në mesin e fushës për të kaluar më pas me klas dhe qetësi portierin për të dërguar topin në rrjetë. Pa harruar në asnjë moment se nga vjen, Uzuni festoi me shqiponjë por mbi të gjitha festoi në fund pasi golin e tij i dhuroi Ferencvaros një kualifikim të madh.

Tifozët i rezervuan Uzunit me shokë një pritje të zjarrtë teksa të shumë jashtë dyerve të stadiumit festuan gjatë për këtë sukses fantastik.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan