Video / ‘Si më shpëtoi në brekë’… Lineker kujton ditën ‘e zezë’ në Italia ’90

Legjenda e Anglisë Gary Lineker kujton ditën më të zezë të tij, se si i shpëtoi në brekë gjatë Kupës së Botës 2018. Pas 28 vitesh më në fund ai pranoi ‘të pastrojë’ ndërgjegjen dhe të rrëfejë se është e vërtetë që e bëri në të mbathura, por vendosi të sakrifikohet për skuadrën dhe të mos dalë nga fusha.

Ish-sulmuesi i Tottenham dhe Leicester zbuloi në një dokumentar në “History Channel” se donte me dëshpërim të largohej, por nuk mund të zhgënjente shokët e skuadrës. Ai pranoi se para takimit me Irlandën kishte pasur probleme me stomakun dhe e kishte parashikuar se më e keqja do të ndodhte.

Por kur refuzoi të linte të tijët me një lojtar më pak, bëri edhe gabimin që të sforcohej në një çast dhe të humbiste kontrollin e trupit të tij…

“Kisha shqetësim në stomak, nuk e di pse”, tha Lineker. “Por pavarësisht gjithçkaje arrita ta përballoja pjesën e parë. Kur je duke luajtur në Kupën e Botës nuk mund t’i thuash gjyqtarit ‘më fal, a mund të shkoj në tualet për pesë minuta?’ Vazhdova lojën dhe kur u rrëzova, u çlirova më shumë se sa duhej… Mbaj mend që Gary Stevens mu afrua dhe më pyeti nëse isha në rregull, dhe unë iu përgjigja ‘E bëra në të brekë’…”.

Dy ditë më parë, Lineker kritikoi FIFA-n për gjobën që i kishte vendosur Federatës Ruse të Futbollit pas koreve raciste në ndeshjen kundër Francës. Paul Pogba, Ousmane Dembele dhe N’Golo Kante u sulmuan në mënyrë të përsëritur në atë takim të marsit të kaluar dhe FIFA vendosi vetëm një gjobë prej 22 000 stërlinash, që sipas Lineker ishte shumë pak. “22 000 paund gjobë! Anglia u gjobit me 35 000 paund sepse vendosi lulëkuqet si simbol. FIFA duhet t’i qartësojë prioritetet”, shkruajti Lineker në Twitter.

Incidenti i marsit nuk ishte një rast i izoluar në Rusi. Muajin e kaluar, Federata vendase gjobiti dy prej klubeve më të mëdha, Zenit dhe Spartak, për kore raciste. Edhe lojtarë të ndryshëm me ngjyrë që luajnë në kampionatin vendas janë ankuar shpesh për abuzime të tilla. Dhe me Botërorin që afron, mungesa e masave serioze kundër këtij fenomeni mund të kërcënojë suksesin e turneut./EDS/

 

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan