Video / 'Si më shpëtoi në brekë'... Lineker kujton ditën 'e zezë' në Italia '90

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
10 Maj 2018 18:55
Më në fund e pranoi

Legjenda e Anglisë Gary Lineker kujton ditën më të zezë të tij, se si i shpëtoi në brekë gjatë Kupës së Botës 2018. Pas 28 vitesh më në fund ai pranoi ‘të pastrojë’ ndërgjegjen dhe të rrëfejë se është e vërtetë që e bëri në të mbathura, por vendosi të sakrifikohet për skuadrën dhe të mos dalë nga fusha.

Ish-sulmuesi i Tottenham dhe Leicester zbuloi në një dokumentar në “History Channel” se donte me dëshpërim të largohej, por nuk mund të zhgënjente shokët e skuadrës. Ai pranoi se para takimit me Irlandën kishte pasur probleme me stomakun dhe e kishte parashikuar se më e keqja do të ndodhte.

Por kur refuzoi të linte të tijët me një lojtar më pak, bëri edhe gabimin që të sforcohej në një çast dhe të humbiste kontrollin e trupit të tij...

“Kisha shqetësim në stomak, nuk e di pse”, tha Lineker. “Por pavarësisht gjithçkaje arrita ta përballoja pjesën e parë. Kur je duke luajtur në Kupën e Botës nuk mund t’i thuash gjyqtarit ‘më fal, a mund të shkoj në tualet për pesë minuta?’ Vazhdova lojën dhe kur u rrëzova, u çlirova më shumë se sa duhej... Mbaj mend që Gary Stevens mu afrua dhe më pyeti nëse isha në rregull, dhe unë iu përgjigja ‘E bëra në të brekë’...”.

Dy ditë më parë, Lineker kritikoi FIFA-n për gjobën që i kishte vendosur Federatës Ruse të Futbollit pas koreve raciste në ndeshjen kundër Francës. Paul Pogba, Ousmane Dembele dhe N'Golo Kante u sulmuan në mënyrë të përsëritur në atë takim të marsit të kaluar dhe FIFA vendosi vetëm një gjobë prej 22 000 stërlinash, që sipas Lineker ishte shumë pak. “22 000 paund gjobë! Anglia u gjobit me 35 000 paund sepse vendosi lulëkuqet si simbol. FIFA duhet t’i qartësojë prioritetet”, shkruajti Lineker në Twitter.

Incidenti i marsit nuk ishte një rast i izoluar në Rusi. Muajin e kaluar, Federata vendase gjobiti dy prej klubeve më të mëdha, Zenit dhe Spartak, për kore raciste. Edhe lojtarë të ndryshëm me ngjyrë që luajnë në kampionatin vendas janë ankuar shpesh për abuzime të tilla. Dhe me Botërorin që afron, mungesa e masave serioze kundër këtij fenomeni mund të kërcënojë suksesin e turneut./EDS/

 

 

Largohet nga Turqia, Eto'o transferohet në Katar

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
14 Gusht 2018 22:06

Samuel Eto’o  nuk do të aktivizohet më me Konyaspor: 37-vjeçari ish-lojtari i Barcelonës dhe heroi i tripletës me Interin në vitin 2010, ka prishur kontratën në mënyrë konsensuale me klubin turk, ku kishte zbarkuar janarin e kaluar. Legjenda e Kamerunit në 14 ndeshje të luajtura shënoi 6 gola.

Katër herë fituesi i çmimit “futbollisti i vitit” në Afrikë, që ka milituar në Itali edhe me fanellën Sampdorias i ka dhënë lamtumirën Evropës. Lojtari i lindur në vitin 1981 do të vijojë karrierën e tij në Katar, vendin pritës të Botërorit 2022. Sulmuesi kamerunas ka nënshkruar me Qatar Sports Club, ekip që sezonin e kaluar e mbylli kampionatin në mesin e renditjes.

Në Katar ai do të luajë përballë dy ish-shokëve të tij të skuadrës, Xavi dhe Wesley Sneijnder. Në javët e fundit, lojtari kishte deklaruar se kishte oferta nga disa ekipe të Ligue 1, por në fund triumfuan paratë. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Roma zyrtarizon Steven N'Zonzi dhe sqaron detajet e marrëveshjes

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
14 Gusht 2018 21:27

Tashmë është zyrtare. Steven N’Zonzi është goditja e dymbëdhjetë e Romës në funksion të kësaj merkato. Mesfushori francez, fituesi i Kupës së Botës më 15 korrik, ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me klubin roman, që skadon më 30 qershor 2022 dhe do të mbajë veshur fanellën me numrin 42. Janë bërë publike edhe shifrat e marrëveshjes me Sevillan: €26.65 milionë, por marrëveshja me klubin spanjoll përfshin gjithashtu edhe një numër bonusesh që mund të arrijnë shifrën €4 milionë .

“Ndjehem shumë i kënaqur dhe i lumtur që ndodhem këtu dhe që jam një futbollist i ri i Romës. Gjithmonë dëshiroj të përmirësohem, mosha nuk ka rëndësi, por të japësh maksimumin. Prandaj shpresoj që të jap kontributin tim në klub në të gjitha aspektet, duke përfshirë atë të përvojës”, ishin fjalët e para të N’zonzi si futbollist i Romës.

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Për çfarë duhen tifozët? Gjysma e klubeve të Premier League nuk kanë nevojë për ta

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
14 Gusht 2018 21:25

Gjysma e klubeve të Premier League mund të kishin luajtur sezonin e kaluar pa asnjë tifoz në shkallët e stadiumit dhe përsëri do ta kishin mbyllur vitin me fitim për sa i përket të ardhurave.

Rezultati tronditës vjen pas një kërkimi të realizuar nga BBC, pas marrëveshjes së re që skuadrat angleze kanë bërë për të drejtat e transmetimit të ndeshjeve në TV. Në sezonin 2016-2017, klubet e Premier League kanë përfituar nga të drejtat televizive plot 8,3 miliardë paund, ndërsa të ardhurat nga biletat kanë qenë në një raport 20 qindarka për 1 paund të fituar nga të drejtat televizive.

Numri i klubeve që do të kishin dalë me fitim edhe nëse nuk do të kishin arkëtuar asnjë qindarkë nga çmimet e biletave u rrit nga 2 që ishte në sezonin 2015-2016, në 11 në sezonin 2016-2017.

Dr. Rob Wilson, specialist i financave sportive në Universitetin “Hallam” të Shefilldit, thotë që ndryshimi është paralajmëruar që në marrëveshjen e mëparshme të nënshkruar në vitin 2012, me vlerë mbi 3 miliardë paund. “Ai ka qenë çasti kyç ku fokusi u kalua nga biletat e stadiumit te gjenerimi i të ardhurave televizive”, thotë ai për BBC Sport. “Kur merr 120 milionë paund nga Premier League për të luajtur me top, atëherë mund ta bësh këtë edhe në një stadium bosh. Për sa i përket të ardhurave, klubet nuk mbështeten më tek biletat”, shtoi ai.

Në sezonin e kaluar ishin 10 klube që do të kishin realizuar fitim edhe pa asnjë tifoz në stadiumet e tyre: Leicester, 76,03 milionë paund; West Brom, 33,03; Burnley, 21,46; Hull, 19,68; Southampton, 19,10; Everton, 16,60; West Ham, 14,87; Tottenham, 12,55; Bournemouth, 9,46; Swansea, 5,89 milionë paund. Listës mund t’i shtohet edhe Crystal Palace, që edhe pse luante në kategorinë e dytë sezonin e kaluar, do të kishte realizuar një fitim prej 1,21 milionë paundësh pa çmimet e biletave.

Për të kuptuar më mirë shifrat e çmendura të futbollit anglez, mjafton të përmendim që Bournemouth, skuadra me stadiumin më të vogël në Premier League, vetëm 11 450 vende, siguroi një fitim neto sezonin e kaluar prej 136,5 milionë paundësh, prej kësaj, vetëm 5,2 nga biletat, ose më pak se 4 qindarka për çdo paund të fituar./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Paul Scholes përzgjedh formacionin ideal te Manchester United

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
14 Gusht 2018 21:08

Paul Scholes, legjenda e Anglisë dhe Manchester United, ka publikuar formacionin e më të mirëve, me të cilët ka luajtur te Manchester United. Në këtë formacion gjejmë emra të mëdhenj, që kanë bërë historinë me këtë klub legjendar.

Anglezi në portë ka vendosur danezin Peter Schmeichel, ndërsa në mbrotje gjejmë Gary Neville, Rio Ferdinand, Jaap Stam dhe Dennis Irwin. Një United pa Scholes në mesfushë, do të ishte e çuditshme, por ai ka përzgjedhur  Beckham, Giggs dhe në fund Keane. Në sulm nuk ka surpriza, me Wayne Rooneyn dhe Cristiano Ronaldon që mbështesin yllin hollandez Ruud van Nistelrooy.  Stolin e rezervave e përbëjnë lojtarë si Andy Cole, Dëight Yorke, Teddy Sheringham dhe Ole Gunnar Solskjaer.

Paul Scholes gjatë aventurës me Djajtë e Kuq, ka luajtur më shumë se 700 ndeshje, ku fitoi 11 tituj Premier League, tre FA Cup dhe dy Champions League. 43-vjeçari gjatë periudhës te Manchester, ka luajtur përkrah lojtarëve më të mëdhenj të asaj periudhe. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.