VIDEO/ Skandal në Austri, gjakoset arbitri në Europa League

Një episod i rëndë ka ndodhur në ndeshjen Strum Graz – AEK Lanarca 0-2, e zhvilluar në stadiumin “Merkur Arena”, e vlefshme për raundin e tretë të Europa League.

Në minutën e 32-të të pjesës së dytë, ndërsa miqtë nga Qipro kishin shënuar dy gola, një tifoz vendas ka goditur me një shishe birre gjyqtarin anësor, i cili mbeti i shtrirë  në tokë i mbuluar në gjak, ndërkohë që menjëherë ka marrë edhe ndihmën mjekësore.

Ndeshja u ndërpre për disa minuta dhe fillimisht u mendua se ndeshja do të përfundonte, dhe do të kishte një humbje në tavolinë 0-3 për Strum, por më pas loja rinisi. Pas përfundimit të ndeshjes, vendasit e kanë dënuar ngjarjen, duke e konsideruar “një sjellje të papranueshme të një tifozi, një gjest që i bën keq futbollit dhe reputacionit të ekipit”.

Tifozi që hodhi shishen drejt gjyqtarit anësor është identifikuar dhe është arrestuar për gjestin e bërë. UEFA pritet të ndëshkojë austriakët për këtë incident të rëndë. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan