VIDEO/ Skënderbeu, Daja thirrje tifozëve, ndaj Teutës të gjithë bashkë për fitore

20 Shtator 2019

Në Kupë ndaj Devollit, Ilir Daja mori sinjale pozitive, fitorja me “poker” golash ngroh ambientin në Korçë por këtë të shtunë i pret Teuta, një kundërshtar të cilin tekniku kryeqytetas e vlerëson shumë për vetë ecurinë e tyre në këtë fillim sezoni. Pavarësisht mungesave, mbi të gjitha ajo e Muzakës dhe formës jo të mirë të disa titullarëve, Daja beson se ndaj Teutës mund t’ia dalin për të rikthyer Skënderbeun aty ku i takon, në pjesën e sipërme të klasifikimit:

Sinkron Ilir Daja

Në Korçë diskutimi është i qartë, Skënderbeu i lavdishëm është një kapitull i mbyllur, gjithçka nis nga e para dhe për këtë arsye kërkohet që të gjithë të jenë të bashkë, tifozë, lojtarë, staf drejtues:
(BalkanWeb)

www.balkanweb.com