VIDEO | Skiatori rus rrezikon jetën gjatë konkurrimit

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
13 Shkurt 2018 15:55
Humbi ekuilibrin

Në Korenë e Jugut po zhvillohen Lojërat Olimpike Dimërore ka ndodhur një aksident, por që fatmirësisht nuk ka sjellë pasoja të rënda, edhe pse pamjet janë disi të frikshme. Pavel Trikichev, skiatori rus, gjatë konkurrimit të tij në slalomin gjigant nuk i ka shkuar çdo gjë mirë, pasi humbi ekuilibrin dhe është përplasur me rrethimin e pistët dhe përfundoi më pas i shtrirë. Në fytyrë ishte gjakosur pak dhe më pas i është dhënë ndihmë nga personeli i sigurisë. Fatmirësisht nuk ka pasur pasoja të rënda për 25-vjeccarin Trikichev. /EDS/

 

 

"Iniesta nuk do të jetë i mirëpritur në Stamford Bridge"

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
19 Shkurt 2018 22:22
E thotë një spanjoll

Cesar Azpilicueta thotë se Andres Iniesta nuk do të jetë i mirëpritur në “Stamford Bridge” të martën në mbrëmje. Mesfushori spanjoll luajti një rol kyç në vitin 2009, kur goli i tij spektakolar eleminoi Chelsea-n nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve. Barcelona më pas fitoi në finale 2-0 kundër Manchester United në “Olimpico” në Romë. Duke barazuar 0-0 në “Camp Nou” në ndeshjen e parë, Chelsea kishte nevojë për fitore kundër Barcelonës dhe me të drejtë sulmuan, megjithatë ata e pësuan nga goli i Andres Iniesta.

"Goli e ndryshoi shumë historinë e tij dhe unë mendoj se fansat e Chelsea-t e ndjejnë akoma këtë në zemrat e tyre", tha Azpilicueta që vazhdoi: “Unë mendoj se Andres vazhdon të gjenerojë ankth dhe unë nuk mendoj se do të pritet mirë". Ajo që mbrojtësi nuk pranoi të përmendte - por mund të ketë qenë duke e menduar - ishte ajo që shumë i panë si të dyshimta vendimet e arbitërit, i cili i mohoi Chelsea-t të paktën dy penallti të qarta. /EDS/

Chelsea e Man. City projektojnë shkëmbimin e bujshëm në merkato

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
19 Shkurt 2018 22:02

Klubet rivale të Chelseat dhe Manchester City-t mund të kryejnë një operacion shkëmbimi që përfshin dy futbollistët më të mirë të të dyja skuadrave. Sipas gazetës së përditshme angleze “Metro News”, “Qytetarët” kanë hyrë në garën për blerjen e mesfushorit belg të “Bluve” Eden Hazard, por në këmbim bosi i ekipit nga Londra Roman Ambramovitch i ka kërkuar homologut, Sheikut Mansour të ofrojë sulmuesin argjentinas Sergio Aguero, i cili vlerësohet maksimalisht nga manjati rus i naftës.

Por Hazard është një futbollist shumë i rëndësishëm për kampionët në fuqi të Anglisë dhe largimi i tij nga “Stamford Bridge” mund të realizohet për të paktën 100 milionë paund kur i mbeten dhe dy vite të tjera në kontratë. Kurse marrëdhëniet e sulmuesit Aguero me teknikun Guardiola janë prej kohësh të ngrira, ku golashënuesi më i mirë në historinë e klubit të “Qytetarëve” ndien se nuk ka marrë respektin e merituar nga ish-trajneri i Barcelonës. Deri tani Aguero ka shënuar 13 gola në 10 ndeshjet e fundit. Në plan të parë duket se operacioni duket më se i realizueshëm, por ende merkatoja e verës nuk arritur dhe çdo informacion mbetet në kuadrin e hipotezave./EDS/

Formula 1/ Te Mercedes ka luftë brenda llojit, e konfirmon Bottas

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
19 Shkurt 2018 21:52
Njëkohësisht shokë dhe kundërshtarë me Hamilton

Pas një viti stërvitje te Mercedes ka ardhur momenti që të bëjë një hap në cilësi Valtteri Bottas dhe të garojë për titullin dhe jo vetëm për ndonjë Çmim të Madh. Ai e konfirmon objektivin në një intervistë për Sky Sport.

“Isha i befasuar nga ato çfarë mësova në sezonin tim të pestë të Formula 1. Njerëzit e rinj me të cilët gjeta në Mercedes në vitin 2017 më ndihmuan të bëja një hap të madh përpara si pilot. Unë kam qenë shumë larg arritjes së qëllimit të vërtetë të karrierës sime dhe nuk mendoj se është e nevojshme t'ju them se çfarë është, por këtë vit shpresoj se mund të luftoj me të vërtetë për titullin. Ndihem gati".

Bottas më pas ka folur për raportin e tij me shokun e skuadrës, një shok të vështirë si Hamilton: “Lewis ka demonstruar se është i fortë, vërtetë shumë i shpejtë. Por është pika ime e referencës për t’ia nisur sërish nga fillimi. Duhet të punoj akoma dhe besoj se asnjë nuk është i pathyeshëm dhe në fund ky është objektivi im; ti mund”. /EDS/

MotoGP/ Honda, Marquez: Dua triumf që në fillim

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
19 Shkurt 2018 21:38
Piloti spanjoll është i vendosur për të ardhmen

Marc Marquez, në pistën tajlandeze të Buriram, ka demonstruar se është në formë të shkëlqyer. Kampioni i botës në fuqi ka mbyllur tri ditët e testeve në vendin e tretë me kohën më të mirë. Fillimi i sezonit është intensiv. Marquez ka vendosur një shpejtësi matës për tre kilometra dhe me më shumë xhiro nga të gjithë: 596.

Ndër të tjera, në Chang International Circuit, ka vendosur rekordin me 271 xhiro, e njëjtë me  atë në Phillip Island 2017. Objektivi i pilotit të Honda-s është shumë i qartë: “Dua të fitoj që në fillim”, ka deklaruar në mikrofonin zyrtar të MotoGP. Kënaqësi që konfirmohet edhe nga një video e publikuar në Twitter. /EDS/