VIDEO/ Skuadra drejt titullit, Maradona ”bllokohet” gjatë një interviste televizive

Skuadra e Diego Armando Maradona u kualifikua për në finalen e Divizionit të Dytë në Meksikë, pasi fitoi me rezultatin e përgjithshëm 2-1 ndaj Juarez. Ciudad Juarez fitoi 1-0 sot në fushën e vet, por Dorados e kishte fituar 2-0 ndeshjen e parë, prandaj u kualifikuan për në finale me rezultat të përgjithshëm në favor të tyre.

Maradona duhet të projektojë skuadrën për një finale që do jetë kundër Atletico San Luis dhe Atlante, të cilat përballen në gjysmëfinale. Trajneri Argjentinas ka ecuri pozitive me skuadrën e tij, në 10 ndeshje ka arritur të fitojë 7, të barazojë në 2 raste dhe ka humbur vetëm një herë.

Gjithsesi Maradona është vënë shpeshherë në qendër të kritikave për shkak të sjelljeve të tij jo serioze. Në një ndeshje ai u ul në pankinë dhe luajti me telefon pa e ndjekur skuadrën se çfarë bënte në fushë e herë pas here e dremiste gjumi. Edhe në një intervistë për mediat vendase ai ngjalli dyshim pasi pyetjes së gazetarit iu “përgjigj” me mërmërima për sekonda me radhë, duke mos e kuptuar askush se çfarë tha. /EDS/

A Maradona le hicieron una pregunta en el final del partido de Dorados y no supo qué contestar. ¡Dale RT a este Diego de la suerte para que no te pase a vos! pic.twitter.com/ewOhcTHiWj

— ESPN Fútbol Club Argentina (@ESPNFCarg) November 23, 2018

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.