VIDEO | Spanja i falet VAR-it dhe Diego Costa-s për fitoren

Ka mjaftuar Diego Costa dhe një ndërhyrje e sistemit VAR për t’i dhënë buzëqeshje Spanjës në ndeshjen e dytë në Grupin B. “Furia e Kuqe” pas barazimit me Portugalinë nuk ka falur mbrëmjen e sotme, ku iranianëve iu mohua goli i shënuar nga Ezatolahi, i cili ishte në pozicion jashtë loje në momentin që dërgoi topin në rrjetë.

Lojë e fortë dhe me shumë nerva nga të dyja kombëtaret, të cilat nisën të luftonin vetëm për tri pikët që nga fillimi. Irani që pati fituar takimin e parë kundër Marokut në minutën e 5-të shtesë, sot ishte “kockë e fortë” për formacionin e Fernando Hierro.

Pasime të sakta dhe mbizotërim në qarkullimin e topit për ekipin spanjoll, megjithatë, portugezi Carlos Queiroz udhëzonte në mënyrën më të mirë skuadrën e tij, e cila përgjatë gjithë 45 minutave të para të takimit ishte e barabartë në lojë me kampionët e botës të vitit 2010.

Në pjesën e dytë duket se ishte një tjetër harmoni i “Furisë së Kuqe”. Iberikët arritën që të zhbllokonin rezultatin në minutën e 54-t. Diego Costa mori një asist nga Iniesta dhe në fund mposhti portierin Beiranvand duke e dërguar sferën në rrjetë.

Por, goli i disavantazhit nuk u pranua lehtë nga iranianët, të cilët me ccdo kusht kërkuan që të barazonin sfidën. Një pikë do t’iu bënte mjaft punë për të shkuar drejt objektivit të radhës, kalimit në fazën e 1/16-ave. Në minutën e 64-t ishte momenti i duhur, një kros i lartë në zonë dhe në rrëmujë Ezatolahi dërgon topin pas shpinës së De Gea-s, por në kufje gjyqtari Cunha njihet me vendimin se goli ishte pozicion jashtë loje.

Mirëpo, edhe pse u ndjenë të surprizuar, iranianët nuk u dorëzuan. Aksione të rrjedhshëm, lojë të fortë dhe raste të njëpasnjëshme. Fati në disa raste ishte me De Gea-n, i cili shpëtoi edhe portën e Spanjës, duke “shlyer” fajin e bërë në takimin kundër Portugalisë. Deri në fund Irani e kërkoi golin e barazimit, por të pafat përball portierit të Spanjës. Tashmë mbetet ndeshja e fundit, ajo kundër Portugalisë për të mësuar fatin përfundimtar. Edhe iberikët në anën tjetër duhet të luftojnë fort kundër Marokut për të siguruar kalimin në fazën e 1/16-ave. /EDS/

Iran – Spanjë 0-1
Shënues: Diego Costa 54’

Irani: Beiranvand, Pouraliganji, Rezaeian, Hosseini, Hajsafi (Mohammadi 69’), Ebrahimi, Amiri (Ghoddos 86’), Ezatolahi, Ansarifard (Jahanbahaksh 74’), Taremi, Azmoun. Trajner: Carlos Queiroz

Spanja: De Gea, Ramos, Piqué, Jordi Alba, Carvajal, Iniesta (Koke 71’), David Silva, Sergio Busquets, Isco, Vázquez (Asensio 80’), Diego Costa (Rodrigo 89’). Trajner: Fernando Hierro

Gjyqtarë: A. Cunha, N. Taran, M. Espinosa, J. Bascuñán
Kartonë të verdhë: Amiri 79’, Ebrahimi 90’

Stadiumi: Kazan Arena

Kapacitet: 45105 spektatorë

****************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan