VIDEO/ Spektakël në “Elbasan Arena”, Harmon trondit Partizanin, Laçi rikthen baraspeshën

27 Shkurt 2021

Laçi as që ka ndërmend të dorëzohet, ekipi i Shpëtim Duros kërkon ti shkojë deri në fund për herë të parë objektivit titull. Pas një pjesë të parë me shumë raste për shënim, kurbinasit korrigjojnë shënjestrën në të dytën. Harmon shërbehet bukur në qendër, arrin të fitojë duelin ajrorë me mbrojtësit e kuq dhe më kokë mposhti portierin Hoxha duke barazuar rezultatin në 1-1.

PJESA PARE
Blofi i Vllaznisë ndez dhe më shumë ndjekësit, në “Elbasan Arena”, Partizani dhe Laçi dhuruan një spektakël të vërtetë futbolli, një pjesë e parë më shumë raste për shënim nga të dy ekipet, por në fund ai që bëri diferencën ishte pikërisht një shkodran, Eraldo Çinari. I pari që provojë të kërcënojë portën e Laçit ishte Hakaj me një goditje brenda zonës që përfundoi ngjitur me shtyllën pingule.

Kurbinasit iu kundërpërgjigjen pak minuta më vonë, me Xhixhën që shpërdëroi një rast të artë në minutën e 19-të, i pa shqetësuar në zonë, shumë pranë portierit Hoxha nuk arriti të ul topin në kuadrat.

Pak minuta më vonë ishte Harmon ai i cili lëvizur bukur në zonë por e majta e tij përfundoi ngjitur me shtyllën pingule. Partizani mori kontrollin e lojës dhe në minutën e 30-të zbritën në zonën e Laçit me një aksion të bukur, Çinari provoi me të majtën por pa mundur të dërgoj topin në rrjetë.

Në fund, atëherë kur ekipet po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, Çinari u shërbye brenda në zonë nga Hakaj me shkodranin që goditi menjëherë duke kaluar Partizanin në avantazh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com