VIDEO | Steaua-Rapid, derbi i Bukureshtit përfundoi në… ligën e 4-t!

Të shtunën në mbrëmje u luajt një ndeshje e madhe, përballë më shumë se 40,000 spektatorëve. Bëhet fjalë për një ndeshje të kategorisë të 4-të të Rumanisë. Po, 40.000 tifozë ishin të pranishëm në derbin e Bukureshtit, që është edhe ndeshja më e rëndësishme në Rumani, Steaua – Rapid. Por si ka mundësi, që Steaua Bukureshti, fitues i asaj finaleje Champions League kundër Barcelonës, falë katër pritjeve të njëpasnjëshme të portierit Duckadam, të përfundojë në Serinë D?

Qetësohuni, tani do t’ju shpjegojmë gjithçka.
Ndërsa, Rapid Bukuresht ka falimentuar, si Parma në Itali, historia e Steauas është pak më e komplikuar. Në vitin 2017, edhe Steaua falimenton, ose më mirë, për shkak të gjykatës dhe Becali-t, biznesmen i fuqishëm në Rumani me një dënim në të kaluarën me tre vjet për shkak të një marrëveshje korrupsioni me ministrinë e Mbrojtjes, ku i ndalohet që të përdori emrin “Steaua”, që i referohet ushtrisë.

Ekipi ndryshon emërtimin (FCSB), logon dhe Becali bëhet pronari i saj, me UEFA-n që i njeh ende trofetë e fituar, duke përfshirë Champions e paharruar. Por tifozët dhe ushtria vetë nuk e pranojnë këtë zgjedhje dhe vendosin që klubi historik me më shumë se 70 vjet histori, ta rinisë nga e para, duke i treguar vendin Becali-t dhe parave të tij.

Për këtë arsye, dje, në kategorinë e katërt, Seria D, u zhvillua një nga derbit më të bukur në Evropë, me tifozeritë e të dyja ekipeve që “djegin” stadiumin, me shpresën që do të rikthehen edhe njëherë në majën e futbollit rumun. Rezultati përfundimtar ishte 1-3 për mysafirët./EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan