VIDEO | Sulmuesi më i mirë kuqezi? Përgjigja e Bushit do ju befasojë!

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
26 Prill 2018 19:59
Intervista pa dorashka për EDS

Trajneri i Kombëtares së Shpresave, Alban Bushi, ishte i ftuar në “90 sekonda me Eraldon”. Ish-golashënuesi i Shqipërisë ka folur për shumë tema, ndërkohë që ka befasuar kur është pyetur se cili është sulmuesi më i mirë i kombëtares shqiptare, që në fakt nuk është ende pjesë e planeve të Christian Panucci-t. “Sulmuesi më i mirë i kombëtares? Është Rei Manaj. E kam stërvitur vetë, e kam parë se çfarë cilësish ka. E kam këshilluar të punojë shumë”, thotë Alban Bushi në intervistën e tij. Më tej, tekniku i përfaqësueses U-21 flet edhe skuadrën që ai drejton dhe nuk polemika për faktin që u privua nga dy yjet e skuadrës para ndeshjeve me Sllovakinë, pasi u morën nga Panucci me Kombëtaren A.

“Ndihem mirë si trajner i Shpresave. Patjetër që jam i zhgënjyer nga rezultatet e eliminatoreve të Evropianit. Nuk i prisja dy humbjet me Sllovakinë. Çfarë shkoi keq? Kishim pothuajse 11 mungesa. Vendimi i Panucci-t për të marrë Abazajn dhe Baren? Panucci është një trajner i ri dhe duhet ta kuptojmë të gjithë. 60% e kombëtares U-21 janë të gatshëm për Kombëtaren A”, - shprehet Bushi.

Trajneri ka rezerva për kampionatin shqiptar dhe shigjeton trajnerët për nivelin, ndërkohë që shpreh admirimin për idhullin e tij në futbollin shqiptar. “Në përgjithësi ka diferenca mes lojtarëve të kampionatit shqiptarë dhe atyre që luajnë jashtë. Lojtarët e kampionatit shqiptar bëjnë shumë gabime faktikisht. A janë problemet te trajnerët? Mendoj që po, - thotë Bushi. - Është më e vështirë të jesh trajner se sa lojtar. Futbolli është më shumë marketing sot. Sulmuesi më i mirë i kombëtares i të gjitha kohërave është Arben Minga dhe pas tij Agustin Kola. Skuadra më e mirë me të cilën kam luajtur është Trabzonspor. Tifoz jam me Tiranën. Më vjen keq për dënimin e Skënderbeut, nuk e meriton”, - deklaroi Alban Bushi në intervistën e tij për Eduasportin.com./EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike